Librat nga ku Buffett, Zuckerberg dhe John kanë marrë mësime të rëndësishme - Business Magazine Albania

Librat nga ku Buffett, Zuckerberg dhe John kanë marrë mësime të rëndësishme

Nuk ka asgjë të keqe që të gjesh këshilla biznesi në TikTok. Por, nëse doni të ndiqni hapat e sipërmarrësit tuaj të preferuar apo të gjigantëve të teknologjisë mendoni për shembull për CEO-n e Berkshire Hathaway, Warren Buffett, apo për themeluesin e Meta, Mark Zuckerberg  atëherë mund t’ju duhet të lexoni një nga librat nga ku ata kanë marrë disa nga mësimet e tyre më të vlefshme. Zuckerberg, për shembull, shkroi në një postim në Facebook në vitin 2015 se i pëlqente të lexonte “rrëfime të dorës së parë për mënyrën se si njerëzit ndërtojnë kompani të mëdha”. Në një postim tjetër, miliarderi 37-vjeçar tha se i lexon këto libra për të kuptuar “se çfarë e sjell inovacionin  cilat tipa njerëzish, cilat pyetje dhe cilat mjedise”. Ai nuk është i vetmi që pëlqen të lexojë libra të tillë, veçanërisht mes liderëve të tjerë të suksesshëm të biznesit. Më poshtë, tre sipërmarrës ndajnë me ne librat që formësuan karrierën e tyre, strategjitë e biznesit dhe  në disa raste  mënyrën se si ata mendojnë.

  1. Mark Zuckerberg

Në vitin 2015, Zuckerberg lexoi librin “Kapërcimi i forcave të padukshme që pengojnë frymëzimin e vërtetë” [Creativity, Inc.: Overcoming the Unseen Forces That Stand in the Way of True Inspiration], nga Alice Wallace dhe Edwin Catmull, bashkëthemelues i Pixar. Ky libër tregon historinë se si studioja e animacionit u bë një nga gjigantët e inovacionit të argëtimit.

Duket se Zuckerberg ka marrë të paktën këtë mësim nga libri: “Mos prisni që gjërat të bëhen përpara se t’i ndani ato me të tjerët”, shkroi Catmull në libër. “Tregojini ato as më herët dhe sa më shpesh. Do të jetë bukur kur ta realizojmë atë, por nuk do të jetë edhe aq bukur gjatë rrugës drejt realizimit.” “Kur diҫka bëhet, është më mirë se sa të ishte e përsosur.” Ky mesazh u shkruajt në selinë e Meta në Menlo Park, Kaliforni. Zuckerberg shkroi se ai ishte gjithashtu i mahnitur nga “The Idea Factory: Bell Labs and the Great Age of American Innovation” e autorit Jon Gertner, e cila tregon historinë e Bell Labs, një kompani e themeluar nga Alexander Graham Bell dhe që tani është në pronësi të Nokia.

 

  1. Daymond John
    Lexo:
    Si të vendosni ekuilibrin punë-jetë

Investitori i “Shark Tank”, Daymond John tha për CNBC Make It në vitin 2018 se një pjesë e librave që kishte lexuar, kishin arritur t’i ndryshonin jetën. Disa prej këtyre titujve përfshijnë “Shtatë zakone të njerëzve shumë efektivë” [Seven Habits of Highly Effective People] nga Stephen Covey dhe “Baba i pasur, baba i varfër” [Rich Dad Poor Dad] nga Robert Kiyosaki dhe Sharon Lechter.

Por, John – dhe kolegët e tij Barbara Corcoran dhe Robert Herjavec – kanë rekomanduar gjithashtu “Mendo dhe bëhu i pasur” [Think and Grow Rich] të Napoleon Hill. Ky libër biznesi i vitit 1937 përmban intervista me Andrew Carnegie, Henry Ford dhe Charles M. Schwab, si dhe analizon psikologjinë e arsyes se pse njerëzit arrijnë të bëhen të pasur  ose pse nuk e arrijnë dot këtë.

“Ky libër ju mëson se: Nëse mund ta imagjinoni diҫka, mund ta arrini atë”, tha Corcoran në një dokumentar të vitit 2017 të bazuar në këtë libër, të quajtur “Mendo dhe bëhu i pasur: Trashëgimia” [Think and Grow Rich: The Legacy]. Ajo tha gjithashtu se libri i mësoi asaj se mund të punësonte gjithmonë dikë tjetër që kishte atributet që nuk i gjente te vetja e saj.

 

  1. Warren Buffett

Buffett gjithashtu mësoi se këshillat më të mira të biznesit vijnë nga njerëzit që e njohin industrinë. Në dokumentarin “Becoming Warren Buffet”, investitori miliarder tha se që kur ishte vetëm 7 vjeç, ai kishte arritur të “memorizonte virtualisht” librin “Një mijë mënyra për të fituar 1,000 dollarë” [One Thousand Ways to Make $1,000] nga F. C. Minaker. Ky libër përmban anekdota rreth tregtarit të mallrave me pakicë, James Cash Penney, dhe të sipërmarrësve të tjerë të suksesshëm.

Në vitin 1988, Buffett tha për revistën Fortune se ky libër  i cili ofron disa mësime praktike biznesi rreth interesit të përbërë, shitjeve dhe investimeve  e frymëzoi atë që të fillonte të shiste Coca-Cola, gazeta dhe çamçakëz, derë më derë.

Për të zhvilluar mendjemprehtësinë e biznesit, sipërmarrësit e shquar Bill Gates dhe Warren Buffett kanë rekomanduar gjithashtu “Aventurat e Biznesit” [Business Adventures], librin e gazetarit John Brooks për momentet më të rëndësishme në historitë e kompanive amerikane ikonë, si Ford dhe General Electric. Buffett ia dha hua librin Gates në vitin 1991 dhe, në një postim të vitit 2014, Gates vuri re se vazhdonte ende ta kishte këtë libër. CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0