Si të vendosni ekuilibrin punë-jetë - Business Magazine Albania

Si të vendosni ekuilibrin punë-jetë

Si të rifitoni ekuilibrin punë-jetë

Sipërmarrësit zakonisht punojnë me orare të zgjatura dhe rraskapitëse, dhe sipas një raporti, 21 përqind e tyre punojnë çdo ditë të javës. Në një studim të kryer nga Qwick, 7 në 10 të anketuar pretenduan se puna e tyre nuk ofron fleksibilitet për sa i përket orarit, me 42% të të anketuarve që u shprehën të gatshëm të shkëmbenin disa prej përfitimeve e tyre me një kalendar më fleksibël. Për fat të mirë, ka disa mënyra se si mund të rifitoni ekuilibrin punë-jetë, pa e dëmtuar biznesin tuaj.

Fokusimi

Pronarët e bizneseve të vogla duhet të bëjnë gjithҫka vetë, nga takimet me klientët, deri te azhornimi i faqes së tyre të internetit dhe respktimi i afateve të rëndësishme tatimore. Megjithëse ka shumë aktivitete të biznesit që janë kritike, jo të gjitha janë njësoj të rëndësishme.

Filloni duke rishikuar listën tuaj të detyrave dhe pyesni veten, a do të ndodhë diçka e keqe nëse nuk e përfundoni këtë detyrë? Nëse përgjigjja është jo, atëherë ka shumë mundësi që kjo punë të ketë një prioritet më të ulët.

Delegimi

Identifikoni se cilat detyra mund të kryhen nga dikush tjetër dhe delegoni nëse:

  1. a) nuk keni kualifikimet e duhura teknike për ta përfunduar këtë detyrë në një mënyrë sa më efikase;
  2. b) kjo punë do t’ju pengonte që të fokusoheshit te aktivitetet e tjera që kanë më shumë vlerë.

Shumë sipërmarrës mendojnë se delegimi nuk është një opsion nëse ata nuk kanë ndonjë të punësuar tjetër. Megjithëse është e vërtetë se mbi 80% e të gjitha bizneseve të vogla nuk kanë punonjës të tjerë, ju mund të punësoni ekspertë ose kontraktorë të jashtëm për të bërë këto detyra, sipas projekteve specifike.

Fokusimi te detyrat një nga një

Me kaq shumë ngarkesë, ka të ngjarë që gjatë gjithë ditës të kaloni nga njëra detyrë në tjetrën. Fatkeqësisht, kjo mund të dëmtojë aftësinë tuaj për të punuar në mënyrë efikase. Edhe thjesht kalimi nga një punë te një punë tjetër gjatë ditës mund t’ju kushtojë 40% të produktivitetit total.

Në vend të kësaj, përqendrohuni te një detyrë e caktuar, siç është për shembull përgjigjja ndaj emaileve. Përcaktoni 30 deri në 90 minuta në kohën tuaj dhe plotësoni të gjitha detyrat që janë të ngjashme me njëra-tjetrën. Duke ndjekur këtë mënyrë, do të zbuloni se po bëni shumë më tepër punë në më pak kohë.

Motivimi

Nëse keni humbur motivimin tuaj, veçanërisht kur bëhet fjalë për detyra të lodhshme, motivojeni veten thjesht që të filloni të merreni me atë detyrë. Kjo, shpesh, është pjesa më e vështirë.

Një strategji që mund të përdorni është duke vendosur një kohëmatës për 15 minuta. Jepini vetes mundësinë për të ndaluar me punën kur të ndalojë edhe kohëmatësi. Në shumicën e rasteve, do të zbuloni se nxitja që keni marrë në këtë kohë të shkurtër do të jetë e mjaftueshem për t’ju bërë që të përmbushni të gjithë detyrën.
Lexo: Turqia rregulla më të rrepta për rrjetet sociale

Optimizimi

Meqenëse shumë biznese të vogla bëhen nga shtëpia, sigurohuni që mjedisi i punës të jetë i favorshëm për t’ju bërë që të përfundoni sa më shumë punë.

Të punosh në tryezën e kuzhinës, me fëmijët përreth, nuk është mënyra më e mirë për të arritur produktivitetin. Përpiquni të krijoni një hapësirë që është tërheqëse, por edhe që ju ndan nga aspektet e tjera të jetës suaj.

Minimizimi

Nëse shpërqendroheni vazhdimisht nga vibrimet e telefonit apo nga njoftimet që ju vijnë në ҫdo cep të ekranit tuaj, fikini ato ose vendosini në një vend që nuk do t’ju bezdisin. Shpërqëndrimi nuk vjen gjithmonë nga teknologjia. Edhe gjëra të tilla si pirgjet e mëdha të letrës në tryezën tuaj, apo një fqinj i zhurmshëm, mund t’jua bëjnë të vështirë të përqendroheni.

Automatizimi

Mendoni cilat janë punët e përsëritura që kërkojnë shumë kohë për t’u përfunduar. A ka ndonjë program apo software që mund t’ju vijë në ndihmë për t’i bërë ato automatikisht? Ka shumë automatizime që mund të aksesohen nga mjetet e përditshme si Microsoft Outlook, Google Docs ose Smartsheet.

Të dini kur të ndaloni

Nuk do të keni kurrë aq orë sa do të dëshironit gjatë ditës dhe lista e detyrave do të jetë ende aty, duke ju pritur edhe të nesërmen. Në mënyrë të pashmangshme, herë pas here, do t’ju duhet të punoni deri në mesnatës, por kjo nuk duhet të kthehet në një zakon. Gjetja e kohës për t’u qetësuar apo për të kaluar disa ҫaste me miqtë mund të ketë përfitime të mahnitshme në aftësinë tuaj për të qenë produktiv. / Entrepreuner

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0