Me rritjen e temperaturave, Shqipëria i afrohet një tjetër sezoni të nxehtë turistik. Fluksi i vizitorëve të huaj është rritur ndjeshëm, me mbi 11 milionë vizitorë të huaj që kanë vizituar vendin në vitin 2024. Kryeqyteti, bregdeti dhe zonat veriore janë kthyer në destinacione të preferuara, ndërsa industria përballet me ndryshime të mëdha: investime të reja në hotele me 5 yje, punësim të stafit të huaj për të ulur kostot dhe për të përballuar fluksin, si dhe rregullore të reja për stacionet e plazhit. Të gjitha këto sjellin sfida dhe nevojën për përmirësim të menaxhimit.
Këtu hyn në lojë teknologjia, e cila synon të thjeshtojë proceset për bizneset dhe të përmirësojë përvojën e turistëve. Një nga risitë është Beach Master, një aplikacion shqiptar i krijuar me një qëllim të qartë: të zgjidhë problemin e menaxhimit të shezlloneve.
Fundi i fletoreve dhe kaosit në plazh
Në shumë plazhe, rezervimet ende mbahen me fletore të shkruara me dorë. Kjo mënyrë krijon konfuzion, pakënaqësi dhe humbje për biznesin. Ankesat për çmimet, mungesën e transparencës dhe përvojën jo profesionale përkthehen në komente negative online që dëmtojnë imazhin e biznesit në radhë të parë, por edhe të turizmit shqiptar. Beach Master sjell zgjidhjen: një aplikacion i thjeshtë që u lejon pushuesve të rezervojnë shezllonin me pak klikime, ndërsa bizneseve u jep mundësinë të menaxhojnë rezervimet, pagesat dhe hapësirën në kohë reale. Kjo ul kostot, shmang gabimet dhe rrit të ardhurat.
Rritja e turistëve dhe pritshmëritë
Turistët e huaj nxitur dhe nga promovimi i vazhdueshëm i Shqipërisë vijnë me pritshmëri të larta dhe të qarta: informacion të plotë, mundësi për rezervim paraprak dhe pagesa të sigurta. Mungesa e këtyre shërbimeve sjell konfuzion dhe krijon një zinxhir komentesh negative në platformat globale. Beach Master ofron pikërisht këtë: transparencë, planifikim nëpërmjet rezervimit paraprak dhe lehtësi në përdorim, duke iu afruar standardeve të rajonit.
Lexo edhe:“Me dashurinë për bletët dhe tokën”: Historia frymëzuese e Flora Salit dhe Fermës Sali
Menaxhim më i mirë i stafit
Për shkak të mungesës së fuqisë punëtore vendase, shumë biznese po punësojnë staf të huaj gjatë sezonit. Kjo nxit nevojën për sisteme praktike dhe të kuptueshme për të gjithë ekipin. Është gjithashtu një mënyrë për të kontrolluar punën e secilit. Me Beach Master, procesi i menaxhimit bëhet më i qartë dhe efikas – duke ulur gabimet, rritur efektivitetin dhe përmirësuar shërbimin ndaj klientit. Por dhe menaxhimin e stafit.
Investime të reja dhe kërkesa më të larta
Zinxhirët ndërkombëtarë që po hyjnë në tregun shqiptar, kryesisht në zonën e bregdetit, kërkojnë standarde të larta dhe mjete të integruara për menaxhimin e operacioneve. Beach Master është në linjë me këto pritshmëri – një platformë novatore në desktop, tablet, mobile që i përgjigjet kapaciteteve të zinxhireve hoteliere me 5 yje.

Zbatimi i rregulloreve të reja
Qeveria ka miratuar kritere të reja për stacionet e plazhit – përfshirë distancat mes shezlloneve, informimin për tarifat dhe aksesin publik. Beach Master ndihmon bizneset të përshtaten me këto rregulla, duke ofruar një platformë që garanton transparencë dhe njëkohësisht maksimizon përdorimin e hapësirës për të siguruar më shumë të ardhura.
Shqipëria në SEPA – një lehtësi shtesë për pagesat
Prej këtij muaji, Shqipëria është zyrtarisht pjesë e zonës SEPA, që thjeshton pagesat në euro nga vendet e BE-së. Kjo risi rrit aksesin e turistëve në shërbime online dhe ul kostot e transfertave. Për aplikacione si Beach Master, kjo do të thotë më shumë përdorues dhe më shumë besim nga turistët. Rrjedhimisht lehtësi edhe për bizneset.
Beach Master. Më shumë sesa një aplikacion
Beach Master nuk është vetëm një aplikacion për shezllone. Është një platformë menaxhimi për përvojën turistike. Ai lidh bizneset me vizitorët, promovon resorte, beach bar-e dhe hotele, dhe ndihmon në krijimin e një industrie më të organizuar, transparente dhe fitimprurëse.
Me teknologjinë në krah, bizneset mund të presin më shumë vizitorë të kënaqur, të rrisin të ardhurat dhe të ndërtojnë marrëdhënie të qëndrueshme me stafin e tyre.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.