“Me dashurinë për bletët dhe tokën”: Historia frymëzuese e Flora Salit dhe Fermës Sali - Business Magazine Albania

“Me dashurinë për bletët dhe tokën”: Historia frymëzuese e Flora Salit dhe Fermës Sali

“Me dashurinë për bletët dhe tokën”: Historia frymëzuese e Flora Salit dhe Fermës Sali
~4 minuta lexim

“Nuk e kishim menduar ndonjëherë që do merreshim me bletë. Por ja që jeta në fshat të shtyn të provosh çdo gjë që mund të sjellë të ardhura, e më pas zbulon që disa gjëra nuk bëhen më vetëm për fitim. Bletët, për mua, nuk janë punë – janë dashuri.”

Kështu e nis rrëfimin e saj Flora Sali, një grua që ka jetuar gjithë jetën në fshatin malor të Gostivishtit, larg qytetit, por afër natyrës, traditës dhe rrënjëve. “Kemi mbjellë nga të gjitha, kemi mbajtur pak bagëti, kemi mbledhur bimë medicinale… sa për të kaluar ditën. Pastaj, një mik na tha: ‘Po pse nuk merreni me bletë?’ Dhe që aty nisi gjithçka.”

Në fillim, bashkëshorti bleu tre koshere, më shumë nga kurioziteti sesa nga bindja. “Ishte fillimi i vështirë, sepse na dukej sikur mos i lëndonim, a do t’ia dilnim? Ne që s’kishim pasur kurrë më parë kontakt me bletët. Por unë u dashurova me to. Janë krijesa të vogla, por organizimi i tyre brenda kosheres është mahnitës – nuk ka njeri që mund ta bëjë atë rend.”

Asnjë vit nuk shkoi kot. Nga tri koshere u bënë pesëmbëdhjetë, dhe nga mjalti i parë që u shijua vetëm nga familja, nisi një kërkesë e heshtur nga miq, fqinj, vizitorë. “Një gotë për mikun, një kavanoz për mysafirin… E mjaltin tonë e kërkonin para se të dilte në treg.”

Flora ka një mënyrë të veçantë për ta përshkruar marrëdhënien me bletët: “Kur kujdesesh për to, nuk e ndjen lodhjen. Kam parë njerëz 80 vjeç që ende merreshin me bletë. Është diçka që të mban gjallë.”

Ajo për 15 vite është gjithashtu e regjistruar në SlowFood Përmeti, ka ndjekur dhe kurs për udhërrëfyese lokale dhe angazhohet për të promovuar zonën e Dangëllisë. “Më duhej të tregoj jo vetëm mjaltin, por dhe vendin ku lind ai mjalti – një klimë e pastër, një natyrë që s’ka fjalë për ta përshkruar.

Ajo është pjesë e shoqatave si Pro Përmeti, Visit Gjirokastra dhe Agriturizëm Albabia, por e pranon hapur se reklama sot bëhet online: “Jam njeri që jam mësuar me tokën, por mësova ta përdor edhe telefonin. Hapa rrjetet sociale, postoj vetë fotot, vetë video, sepse ajo është vitrina ime. Dhe njerëzit reagojnë.”

Lexo edhe:Zëri i Vjosës dëgjohet në botë, aktivistët shqiptarë nderohen me ‘Goldman’

Sot, Ferma Sali ka 150 koshere dhe një rrjet klientësh besnikë që e presin mjaltin përpara se të dali nga kosheret. “Unë e ndjej që mund të rrisim edhe më shumë, por është e vështirë – vetëm unë dhe burri nuk i përballojmë dot. Të rinjtë po ikin dhe kjo është më e rënda.” Por pavarësisht sfidave, Flora nuk e humb optimizmin: “Unë e dua këtë që bëj. Jam e lidhur me tokën, me bletët, me jetën në fshat. Dhe do të vazhdoj ta bëj për sa kohë të kem fuqi.”

Nga Eni Muça

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Puna jote do të mbushë një pjesë të madhe të jetës tënde.”
— Steve Jobs
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0