Kur teknologjia bëhet përgjegjësi! Rruga e Endri Matajt drejt suksesit në New York - Business Magazine Albania

Kur teknologjia bëhet përgjegjësi! Rruga e Endri Matajt drejt suksesit në New York

Nga Fatima Gorezi – Inteligjenca artificiale shfaqet si e ardhmja premtuese për një botë më të mirë, por kjo e ardhme nuk mund të realizohet pa integrimin e përgjegjësisë sociale në përdorimin e teknologjisë.Si Global Head of Product në EY, me një skuadër ndërkombëtare dhe produkte që variojnë nga AI te menaxhimi i pasurisë, Endri Mataj po ndërton zgjidhje që jo vetëm nxitin efikasitetin, por vendosin kufijtë e rinj të etikës digjitale. Udhëheqja e tij, në krye të një ekipi global me mbi 100 profesionistë është një përzierje e vizionit teknologjik me përgjegjësinë shoqërore, nga AI në përputhshmëri financiare deri te transformimi i tregjeve lokale. BusinessMag bisedoi me të mbi integrimin e teknologjive të avancuara, lidershipin dhe sfidat në kohën e inteligjencës artificiale.

Ju drejtoni një ekip global me mbi 100 profesionistë dhe menaxhoni produkte komplekse në fusha si AML dhe Wealth Management. Cili ka qenë vendimi më i vështirë strategjik që keni marrë në këtë rol dhe si e matni suksesin në një shkallë kaq të madhe?

Një nga vendimet më të vështira strategjike ka qenë kur vendosëm integrimin e inteligjencës artificiale (GenAI) dhe Agjentët AI (Agentic AI) në produktet tona. Ishte një kthesë që kërkonte balancim të kujdesshëm mes inovacionit dhe ruajtjes së standardeve të larta të besueshmërisë dhe përputhshmërisë me rregulloret globale. Sfida nuk ishte vetëm teknologjike, por edhe organizative. Nga përgatitja e ekipit për të përgatitur modelet AI të jepnin rezultatet e duhura nëpërmjet promt engineering, integrimi i platformës dhe përshtatja e eksperiencës së përdoruesit në frontend, tek ndërtimi i besimit te klientët se këto zgjidhje janë të sigurta dhe të kontrollueshme. Suksesin e matëm në disa dimensione si p.sh., rritja e efikasitetit operativ përmes automatizimit të detyrave komplekse, reduktimi i kohës për analizimin e rasteve të AML dhe rritja e kënaqësisë së përdoruesve fundorë që bashkëpunojnë me këto agjentë digjitalë në mënyrë intuitive. Vendimi për të ecur përpara me GenAI nuk ishte i lehtë, por ka transformuar mënyrën si zhvillojmë produkte dhe si i ndihmojmë klientët të veprojnë më shpejt dhe me më shumë siguri.

Me eksperiencën tuaj në integrimin e teknologjive të avancuara si AI dhe ML në sistemet e përputhshmërisë financiare, cilat janë tre sfidat kryesore që duhet të kapërcehen për të garantuar besueshmërinë dhe efektivitetin e këtyre zgjidhjeve?
Me zhvillimin e Generative AI, sidomos në aplikime të avancuara si agjentët AI dhe asistenca në kohë reale për analizën e përputhshmërisë (compliance), sfidat kanë kaluar nga thjesht ndërtimi i modeleve të saktë, në menaxhimin e përdorimit të tyre në mënyrë të kontrolluar, të interpretuar dhe të sigurt. Tre sfidat kryesore që hasim janë:

  1. Hallkat e kontrollit dhe shpjegueshmeria e GenAI (AI guardrails & explainability):

Ndryshe nga modelet tradicionale të klasifikimit apo detektimit, GenAI gjeneron tekst dhe përmbajtje që mund të ndikojë drejtpërdrejt procesin e vendimmarrjes, për shembull, një analizë risku ose përmbledhje e një rasti të dyshimtë. Kjo kërkon që zgjidhjet të ndërtohen me vendojsen e disa masave “guardrails” të forta dhe kufizime të qarta për çfarë mund dhe nuk mund të gjenerohet, si dhe auditim i plotë i çdo gjenerimi. Gjithashtu, çdo rekomandim i GenAI duhet të shoqërohet me transparencë mbi burimin dhe cilësine e të dhënave dhe arsyetimin logjik që e mbështet atë.

  1. Ruajtja e përputhshmërisë në kontekste të ndjeshme ligjore dhe gjeografike:

GenAI shpesh trajnohet mbi të dhëna të përgjithshme, por në pajtueshmërinë financiare, çdo përgjigje duhet të jetë e saktë në kontekst ligjor, gjeografik dhe institucional. Një gjenerim që mund të jetë i vlefshëm në SHBA, mund të jetë i gabuar ose madje në kundërshtim me ligjin në BE apo në Azi. Kjo sfidë kërkon që modelet të konfigurohen me njohuri të specializuara ligjore dhe të jenë të vetëdijshme për kontekstin (“context-aware”), si dhe të mbështeten nga logjikë e fortë për personalizim sipas klientit dhe vendit.

  1. Rreziku i “halucinacioneve” dhe etika e përmbajtjes së gjeneruar:

Një nga problemet unike të GenAI është gjenerimi i informacionit të pasaktë (hallucination), që mund të çojë në vendime të gabuara apo edhe në shkelje të rregulloreve. Për këtë arsye, ne ndërtojmë zgjidhje me verifikim të integruar të fakteve, validim njerëzor kur nevojitet (“human-in-the-loop”), dhe monitorim të vazhdueshëm të performancës së modelit në mjedise reale. Për më tepër, sigurojmë që përmbajtja të mos përmbajë asnjë formë diskriminimi, paragjykimi apo rekomandimi të papërshtatshëm në kontekst financiar dhe etik.

Në tërësi, integrimi i GenAI në përputhshmëri kërkon shumë më tepër sesa performancë teknike, kërkon një arkitekturë të ndërtuar për siguri, transparencë, dhe përgjegjësi. Vetëm kështu mund të ndërtojmë zgjidhje që janë të fuqishme dhe të besueshme për institucionet më të mëdha financiare në botë.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0