Marc Andreessen: Sekreti i gjeniut Steve Jobs dhe “epoka e artë” e startup-eve - Business Magazine Albania

Marc Andreessen: Sekreti i gjeniut Steve Jobs dhe “epoka e artë” e startup-eve

Marc Andreessen: Sekreti i gjeniut Steve Jobs dhe “epoka e artë” e startup-eve

Steve Jobs është një nga figurat më ikonike në historinë e sipërmarrjes dhe inovacionit. Jeta e tij është kthyer në legjendë,  jo vetëm për shkak të produkteve që solli në treg, por edhe për karakterin e tij kompleks. Sipas bashkëthemeluesit të Andreessen Horowitz (A16z), Marc Andreessen, shumë prej historive të jashtëzakonshme që lidhen me Jobs vërtetohen nga ata që kanë punuar pranë tij. Në një episod të fundit të podcast-it A16z, Andreessen ndau reflektime mbi marrëdhënien e tij me Jobs dhe tregoi pse beson se po hyjmë në një fazë të rrallë, me mundësi të jashtëzakonshme për startup-et.

Steve Jobs: I papajtueshëm, por i pamëshirshëm ndaj mediokritetit

“Steve ishte një nga njerëzit më të vështirë për të bashkëpunuar në historinë e njerëzimit,” – thotë Andreessen. “Ai do të debatonte për gjithçka, madje edhe për formën e gotës mbi tryezë. Por kjo pikërisht ishte burimi i gjenialitetit të tij. Ai nuk pranonte status quo-në dhe nuk toleronte asgjë më pak se punë të klasit të parë.” Kjo qasje ekstreme e Jobs, edhe pse shpesh e vështirë për bashkëpunëtorët, ndikoi në ndërtimin e një kulture ekselence. Duke pritur më të mirën nga çdo punonjës, ai arriti të tërhiqte talentet më të mirë në industri dhe të krijonte një ndjenjë krenarie brenda kompanisë. Gjithsesi, Jobs nuk do të ishte bërë ai që njohim sot pa kaluar më parë nëpër dështime. Kompania NeXT, të cilën ai themeloi pas largimit nga Apple, u përball me sfida të mëdha,  nga vendime të kushtueshme për dizajnin e produkteve, te një pivotim i dështuar drejt softuerit. Këto përvoja u kthyen në mësime thelbësore për rikthimin e tij të suksesshëm në Apple. “Duhej të bënte gjithçka të funksiononte në NeXT,” – thotë Andreessen. “Ai mësoi si të menaxhonte harduerin, si të mbante bashkë ekipin nëpër 12 vite të dështimeve të njëpasnjëshme. Dhe pa këtë periudhë të vështirë, ndoshta nuk do të kishte qenë kurrë Steve Jobs-i që njohim sot.”

Lexo edhe:Studim: Rreziqet nga chatbot-ët terapeutikë me AI

Pse tani është koha për të ndërtuar

Për çdo themelues startup-i, sfidat janë pjesë e pandashme e rrugës. Dhe një nga më të mëdhatë është koha – sepse shpesh po përpiqesh të ndërtosh diçka për një të ardhme që të tjerët nuk e shohin ende. “Praktikisht, si startup, ke shumë pak kohë për të treguar nëse funksionon apo jo,” – thotë Andreessen. “Nëse nuk ke arritur të fitosh terren brenda pesë viteve të para, gjasat për sukses bien ndjeshëm. Është e vështirë të mbash ekipin të bashkuar pa progres.” Megjithatë, Andreessen beson se jemi në pragun e një epoke të artë për inovacion. Sipas tij, inteligjenca artificiale do të jetë katalizatori i madh që do të lejojë startup-et të shkëlqejnë, duke hapur mundësi të reja për ndërtimin e produkteve dhe shërbimeve që deri dje dukeshin të paarritshme.  “Për të paktën katër vitet e ardhshme, do të kemi qiell të hapur për inovacion,” – thekson ai. “Tani është pa dyshim koha për të ndërtuar.” Startup-et kanë një avantazh të madh ndaj kompanive të mëdha – janë më të shpejta, më fleksibël dhe më të afta për t’u përshtatur me teknologjitë e reja. Ndërsa korporatat përpiqen të kuptojnë AI-në dhe ta integrojnë në operacionet e tyre, startup-et mund të testojnë, eksperimentojnë dhe ndërtojnë me një ritëm shumë më të shpejtë.

Generata që nuk ka frikë nga e reja

Një tjetër këshillë nga Andreessen është të dëgjosh zërin e brezit të ri – veçanërisht Gen-Z. Me çdo teknologji të re që po shndërrohet në normë, ekziston një tension midis brezave: “Nëse je nën moshën 15 vjeç, çdo risi është mënyra normale se si funksionon bota. Nëse je midis 15 dhe 35 vjeç, e reja është emocionuese dhe mund të ndërtohesh profesionalisht mbi të. Nëse je mbi 35, e reja shihet si kërcënim për rendin shoqëror,” – thotë ai me ironi. Në këtë dritare të re për inovacion, Andreessen i fton sipërmarrësit të mos tremben. Sepse çdo produkt që ndryshon botën, fillon si një ide që shumica nuk e kupton.

inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0