Nga të gjitha tiparet e personalitetit, vetëbesimi mund të lidhet më shumë me suksesin. Në biznes, ai ndihmon një person të ndërmarrë rreziqe dhe të ndjekë mundësitë. Dhe krahasuar me njerëzit e pasigurt, personat që kanë vetëbesim perceptohen si më tërheqës dhe priren të kenë një rreth më të madh marrëdhëniesh me cilësi të lartë. Këto janë shtatë frazat që do të dëgjoni më shpesh nga njerëz që kanë një vetëbesim të konsoliduar.
1. “Unë nuk do të shqetësohesha për këtë.”
Nëse shkoni tek një mik që ka vetëbesim, dhe i tregoni atij diçka që mund t’u dalë keq, ka të ngjarë që prej tij të dëgjoni këtë lloj sigurie. Kjo ndodh sepse njerëzit me vetëbesim në përgjithësi nuk shqetësohen. Ata e kuptojnë se edhe nëse diçka shkon keq, ata mund ta përballojnë atë. Është ndjenja e vazhdueshme që pavarësisht se çfarë ndodh ata do ta kapërcejnë.
2. “Çfarë pret? Bëje.”
Së bashku me mungesën e ankthit vjen një ndjenjë optimizmi. Njerëzit me besim në vete presin që gjëra të mira të ndodhin. Ata gjithashtu kanë aftësinë për të zbutur pozitivitetin e tyre dhe të menduarit realist.
3. “Mua kjo mënyrë më ka rezultuar funksionale”.
Individët me vetëbesim nuk ndihen të detyruar të përshtaten apo detyrimisht të pranohen nga të tjerët. Kjo është bukuria qendrore e vetëbesimit – vetësiguria dhe qetësia. Janë këto dy arsye pse të tjerët duan t’i ndjekin.
4. “Pse jo unë?”
Në vend që të presin për mundësinë e radhës, njerëzit me vetëbesim e kërkojnë dhe e krijojnë atë. Këta njerëz kanë një vizion për të ardhmen dhe hartojnë rrugën e tyre për të arritur atje.
Lexo: ALBtelecom & ONE drejt bashkimit
5. “Më duhet të them diçka.”
Njerëzit me vetëbesim marrin një qëndrim kur bëhet fjalë për çështjet e së drejtës dhe të gabuarës, por kanë mençurinë për të kuptuar se cilat beteja ia vlen të luftohen. Thënë kjo, ata do të tërhiqen me mirësjellje nëse vërtetohet se e kanë gabim, sepse janë mjaft të sigurt për të marrë në konsideratë pikëpamje të ndryshme nga ato të tyre.
6. “Më trego më shumë.”
Njerëzit me vetëbesim dëgjojnë shumë më tepër sesa flasin, janë natyrshëm kureshtarë dhe shprehin një interes të vërtetë për të tjerët. Anasjelltas, ata që monopolizojnë bisedat ose mburren (ndonjëherë) kanë diçka për të provuar dhe kjo dëshmon për pasigurinë e tyre.
7. “A mund të më ndihmoni?”
Të gjithë kanë dobësi, por personat me vetëbesim nuk kanë frikë t’i pranojnë ato. Në vend që të shqetësohen se çfarë do të mendojnë të tjerët nëse kërkojnë ndihmë, njerëzit me vetëbesim janë më të shqetësuar për vetë-përmirësimin, fitimin e aftësive të vlefshme dhe kryerjen e një pune të mirë. inc
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.