Më shumë femra apo meshkuj që i japin makinës në Shqipëri? - Business Magazine Albania

Më shumë femra apo meshkuj që i japin makinës në Shqipëri?

Më shumë femra apo meshkuj që i japin makinës në Shqipëri?

Rezarta Gjika, ka lindur e jetuar në Vlorë dhe ka studiuar për ekonomi biznes në universitetin e Vlorës. Ajo ka jetuar në Greqi për 10 vjet, ku ka punuar si përkthyese e gjuhëve greqisht-shqip-anglisht. Pasi u largua nga aty, Rezarta shoki në Suedi, ku edhe jetoi 2 vjet e punësuar si shofere në kompani transporti.
“Autoshkolla është hapur nga babai im në vitin 1992 në Vlorë! Me krenari shtoj se është autoshkolla e parë private në Shqipëri, e quajtur autoshkolla “Gjika”, kur unë isha vetëm 5 vjeç. Unë jam rritur me këtë biznes, derisa mu kthye në pasion, pavarësisht studimeve dhe profesioneve të tjera”, thotë ajo.

Rezarta, sa vite keni që e ushtroni këtë profesion?

Unë kam lindur instruktore. Në fakt, makinën e kam mësuar që 5 vjeçe me Volvot e autoshkollës në 1992 nga babai im dhe instruktore në zemër jam bërë që 10 vjeçe. Në terren jam bërë që 15 vjeçe, kur ndihmoja mësueset e mia dhe vajzat që vinin tek autoshkolla jonë në ato vite. Me dëshmi instruktori në fakt jam bërë sapo mbusha moshën dhe plotësova kriteret.

Pse vendose ta trashëgosh profesionin dhe jo të ndjekësh një drejtim tjetër?

Sepse babai është i pari që e ka hapur dhe dëshiroj ta trashëgoj brez pas brezi! Sepse e kam aftësinë ta realizoj më së miri. Sepse dëshiroj t’i mbush rrugët me femra në timon. Sepse e dua femrën të pavarur dhe krenare. Sepse dua t’i jap mundësinë çdo femre shqiptare, në fshat apo qytet që prej xhelozisë së partnerit ndoshta as nuk e kishte ëndërruar veten në timon. Sepse…ka shumë arsye!

Ke pasur momente që mund të jesh ndier e paragjykuar në këtë profesion?

Jo, aspak nuk e kam ndjerë. Kam ndjerë veç admirim që në kohën kur numëroheshin dhe femrat që mësonin makinën. Nuk është tabu, por është një profesion që duhet ta duash shumë që ta bësh. Nuk besoj se mësohet, por është e lindur. Ndërthuret dashuria për drejtimin e mjetit me aftësinë didaktike për t’u mësuar të tjerëve ato që di vetë. Kur je në rrugë dhe jo në banka duhet shumë guxim!

Patentën e kam marrë para 17 vjetësh, kur kam mbushur moshën sipas rregullit, por makinën e kam mësuar 5 vjeçe me jastëk se nuk më arrinin këmbët.

 Cila është motja juaj në jetë?

Unë gjithnjë kam pasur objektiv të ndihmoj gratë. Nuk dua që të ketë pabarazi ndërmjet burrave dhe grave. Kam një slogan që është “Gratë në Timon”. Patenta është e drejtë për të gjithë sipas një raporti mjekësor.

Më shumë femra apo meshkuj që i japin makinës?

Nëse do flisnim disa vite më parë do thoja meshkuj. Por, dukshëm ky rezultat është përmbysur tani. Ka po aq femra sa edhe meshkuj që i japin makinës. Vetëm unë kam patentuar një numër shumë të madh femrash.

 Drejtimin e një makine kush e ka më tepër aftësi?

Meshkujt janë ata që e kanë instikt të drejtpërdrejtë, ndërsa femrat janë shumë të kujdeshme.
Vërtet mund të kenë pasiguri por e mësojnë gjithçka me mendimin e brendshëm për të qënë korrekte.

 

Çfarë mendimi keni për opinionin e krijuar se vajzat janë shofere të këqija?

Unë jam shumë feministe dhe e luftoj këtë përditë, ndaj dhe dashuroj punën që bëj sepse mendoj se ne jemi të afta ta bëjmë më së miri dhe madje me më shumë sukses, gjithçka. Sa i përket drejtimit të mjetit jemi shumë të kujdesshme siç e tregojnë edhe sondazhet se aksidentet e kryera nga femrat janë në përqindje shumë më të ulët.

Femrat në timon nuk bëjnë asnjë gabim sepse janë shumë të vëmendshme dhe te dëshiruara për të mësuar por e vetmja gjë që na duhet t’iu aktivizojmë është inkurajimi, motivimi dhe shpresa se do t’ia dalin. Vijnë të tmerruara nga opinioni i rëndomtë i partnerëve se nuk do t’ia dalin dot.

 

Pse gabimet më të mëdha bëhen te parkimi? Cilat janë disa sekrete që ua mëson shoferëve të rinj?

Parkimi është bërë fobi sepse nuk dinë ta shpjegojnë edhe pse dinë vetë ta bëjnë. Me rregullore ka 3 manovra të cilat po t’i respektosh dhe me përpikmëri është parkim i sigurt. Unë nga ana ime dhe nga përvoja me kursante kam edhe ato metodat e mia për t’ua bërë sa më të lehtë. Si sekret mund të them zbatoni formulën, sepse nuk është rastësore apo dhunti. Duke respektuar 3 manovrat mund ta bëni edhe më mirë se ata që mendojnë se e dinë por e bëjnë me 20 manovra, ndërkohë që mjaftojnë veç 3.

 Cila është këshilla juaj për shoferët e rinj?
Ne kemi moton “Kujdes në jetë dhe  në mjet”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0