Google njoftoi se disa përditësime në Android do t’i bëjnë tabletët dhe telefonët më të përdorshëm për shumë njerëz. Një prej ndryshimeve më të prekshme është Nearby Share, përgjigjia e Google ndaj Apple AirDrop, që bën të mundur dërgimin e të dhënave mes telefonëve Android që gjenden pranë.
Pasi të keni pranuar përdorimin e këtij opsioni, pajisjet tuaja Android do të dërgojnë të dhëna mes tyre edhe nëse ekrani është i fikur. Kështu, nuk do të keni më nevojë për e-mail që të dërgoni të dhëna nga telefoni në tabletin tuaj apo Chromebook. Funksioni do të jetë i disponueshëm në javët në vijim.
Lexoni më shumë: Aplikacioni i Trumpit, “Truth Social” nuk miratohet në Google Play Store
Google shtoi mbështetjen për UWB (Ultra-Wide Band) krahas NFC, Bluetooth, p2p Wi-Fi dhe WebRTC për funksionin Nearby Share.
Funksioni do të ofrohet nga Android 6 deri në versionet e fundit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.