Bordi i monitorimit të çmimeve të produkteve ushqimore ka publikuar çmimet e reja për artikujt bazë të shportës.
Me vendimin e fundit, sheqeri është rritur me 10 lekë dhe do të shitet për konsumatorët për 114 lekë/kilogrami.
Ndërsa kanë mbetur ta pandryshuara çmimet për miellin dhe konsumatorët do të vazhdojnë ta blejnë për 90 lekë/ kilogrami si dhe çmimi i orizit është po i njëjtë. Në markete dhe supermarkete ai do të shitet për 101 lekë/kilogrami.
Çmimet e reja të unifikuara do të hyjnë në fuqi sot dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës së bordit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.