ALTAX: korrupsioni u kushton shqiptarëve 515 milionë euro në vit - Business Magazine Albania

ALTAX: korrupsioni u kushton shqiptarëve 515 milionë euro në vit

korrupsioni

Sa na kushton korrupsioni? Sigurisht çdo shifër më shumë se sa mendoni. Përllogaritjet e qendrës ALTAX, në një studim të thelluar për këtë, flasin për një kosto prej 515 milionë euro në vit.

Korrupsioni në të gjitha nivelet çon në rritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve, duke bërë shpesh me kosto edhe shërbime që nuk kanë kosto.

Qendra bën të ditur se është bazuar në analizat e Institucioneve Financiare Ndërkombëtare, siç është FMN.

Në nivel lokal, korrupsioni vlerësohet të favorizohet nga kultura e klientelizmit dhe patronazhit, si dhe nga rrjetet e strukturuara informale të zyrtarëve publikë lokalë, nëpunësve civilë, liderëve të komunitetit dhe elitës së biznesit lokal.

Kostot shpërndahen në biznese dhe të qytetarët, si në formë të drejtpërdrejtë (pagesë e faturave më të shtrenjta) edhe të tërthorte (kosto e lartë e buxhetit dhe rrjedhimisht rritje e taksave, apo më pak investime dhe shërbime publike).

Lexo: Pritet të krijohet vaksina specifike për Omicron

Për më tepër, vlerësimet e ALTAX flasin për një rritje të dukshme të çmimeve, pikërisht për shkak të korrupsionit. Studimi vlerëson, se kostoja e shtuar e ardhur nga korrupsioni është transferuar nga bizneset te çmimet e mallrave dhe shërbimeve.

Rritja e çmimeve së fundi është rezultat i kombinuar i faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm. Nëse produktet e importit shënuan rritje për shkak të vështirësive të transportit, prodhimi vendas u prek nga efektet e pandemisë. Korrupsioni i lartë është një faktor tjetër shtesë në rritjen e çmimeve, duke e rënduar kështu më tej gjendjen ekonomike të familljeve dhe individit shqiptar.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0