Tesla ka përditësuar softuerin e saj duke lejuar pronarët e automjeteve të luajnë videolojëra në ekranin qendror të makinës teksa janë në lëvizje, duke ngritur shqetësime rreth sigurisë dhe shpërqëndrimit të shoferit. Më parë, videolojërat mund të luheshin vetëm kur automjeti ishte i parkuar.
Sipas The New York Times, një përditësim i softuerit që doli verën e kaluar jepte mundësinë për të luajtur disa lojëra, pavarësisht nëse makina ishte në lëvizje ose jo, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë në makinë.
Lexoni: Tesla prezanton Cyberquad tërësisht elektrik 1,900 dollarë për fëmijë
The Verge konfirmoi në një Tesla Model 3 se Sky Force Reloaded, Solitaire dhe The Battle of Polytopia mund të luhen në ekranin qendror me prekje ndërsa automjeti është në lëvizje.
Një njoftim i kërkon lojtarit të konfirmojë se nuk është ai shoferi i makinës përpara se të nisë lojën, por ky mesazh vështirë se është një pengesë. Një shofer mund të klikojë lehtësisht “Unë jam një pasagjer” dhe të luajë një lojë komplekse aksioni si Sky Force teksa është në lëvizje.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.