Bezos padit NASA-n për marrëveshjen e saj me SpaceX të Elon Musk - Business Magazine Albania

Bezos padit NASA-n për marrëveshjen e saj me SpaceX të Elon Musk

NASA

Firma hapësinore e Jeff Bezos, Blue Origin po padit NASA-n për vendimin që ka marrë në lidhje me një kontratë prej 2.9 miliardë dollarësh, që të bëjë të mundur udhëtimin në Hënë. Kontrata i është dhënë kompanisë SpaceX të Elon Musk.

Mosmarrëveshja buron nga një vendim në Prill për t’i dhënë kontratën një kompanie, jo dy, siç pritej, për shkak të mungesës së financimit.

NASA ende nuk ka komentuar, por ka mbështetjen e një mbikëqyrësi federal.

Në një paraqitje gjyqësore të Premten, Blue Origin tha se vazhdon të besojë se duhen dy ofrues për të ndërtuar sistemin e uljes, i cili do të transportojë astronautët në sipërfaqen e Hënës në vitin 2024. Ajo gjithashtu akuzoi NASA -n për “vlerësim të paligjshëm dhe të pahijshëm” të propozimeve të saj gjatë procesit të tenderit.

“Ne besojmë fuqimisht se çështjet e identifikuara në këtë prokurim dhe rezultatet e tij duhet të adresohen për të rivendosur drejtësinë, për të krijuar konkurrencë dhe për të siguruar një kthim të sigurtë në Hënë për Amerikën,” tha Blue Origin.

Lexoni: NASA zbulon një planet të ngjashëm me tokën

Në kohën e dhënies së kontratës, kreu i kërkimeve njerëzore të NASA-s, Kathy Lueders, pranoi se buxheti aktual i agjencisë hapësinore e përjashtonte atë nga përzgjedhja e dy kompanive. Kjo ndodhi pasi Kongresi i dha vetëm 850 milionë dollarë nga 3.3 miliardë dollarë që kërkoi për projektin.

Në vendimin përfundimtar duket se ka luajtur një rol oferta e ulët e SpaceX.

Në korrik, Bezos ofroi të mbulonte deri në 2 miliardë dollarë nga kostot e NASA-s në mënyrë që të rishqyrtohej për kontratën, por ai u refuzua.

NASA duhet të paraqesë një përgjigje ndaj veprimit ligjor deri më 12 Tetor. SpaceX ende nuk ka komentuar mbi padinë. Nën programin e saj Artemis, NASA shpreson të kthejë njerëzit në Hënë për herë të parë që nga viti 1972.

Në prill, zonja Lueders tha: “Ky hap kritik e vë njerëzimin në rrugën drejt eksplorimit të qëndrueshëm të hënës dhe i mban sytë tanë në misione më larg në sistemin diellor, përfshirë Marsin.”

/BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0