NASA zbulon një planet të ngjashëm me tokën - Business Magazine Albania

NASA zbulon një planet të ngjashëm me tokën

Një planet i çuditshëm i zbuluar së fundmi ka emocionuar shkencëtarët në kërkimin e tyre për jetë jashtëtokësore. Studiuesit nga laboratori i Nasa-s dhe Universiteti i New Mexico zbuluan planetin të quajtur “TOI-1231 b” që rrotullohet rreth një ylli i njohur ndryshe si një xhuxh i kuq. Shkencëtarët ishin në gjendje të karakterizonin atë yll dhe të matin rrezen dhe masën e TOI-1231 b. Kjo pastaj u dha atyre të dhënat e nevojshme për të llogaritur dendësinë.

Sipas shkencëtarëve planeti kishte madhësi sa Neptuni e temperatura e tij është e ngjashme me planetin tonë. Atmosfera e tij është afërsisht 60 gradë celsius, duke e bërë TOI-1231b një nga ekzoplanetët më të ftohtë, të vegjël, të arritshëm për studimet atmosferike.

“Vëzhgimet e ardhshme të këtij planeti të ri do të na lejojnë të përcaktojmë se sa e mundur është që të ketë më shumë eksperimente për të parë nëse jemi më afër një planeti të ngjashëm me tokën”, tha shkencëtarja e Nasa, Jennifer Burt, me asistent profesor në Departamentin e Fizikës dhe Astronomisë.

Shkencëtarët tashmë do të shikojnë nëse ka sasi gazi, duke kërkuar prova nëse ka atome të hidrogjenit dhe heliumit.

“Një nga rezultatet më intriguese të dy dekadave të fundit të shkencës ekzoplanete është se, deri më tani është i vetmi planet që përngjason planetit tonë,” thanë ekspertët, ndërkohë që shpjegojnë se duhen akoma të dhëna për të përcaktuar pozicionin e këtij planeti.

INDEPENDENT

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0