Raiffeisen Invest lançon fondin e parë dhe të vetëm në treg ESG “Raiffeisen Solid” - Business Magazine Albania

Raiffeisen Invest lançon fondin e parë dhe të vetëm në treg ESG “Raiffeisen Solid”

Raiffeisen Invest prezanton në tregun shqiptar fondin e investimeve të qëndrueshme ESG, “Raiffeisen Solid”.

Ky fond, i pari i llojit i licencuar në Shqipëri shënon një moment të rëndësishëm, pasi sjell edhe misionin e Raiffeisen Invest për të qenë pioniere në risi dhe për të integruar konceptin e qëndrueshmërisë në politikat e investimit në treg.

Fondi i Qëndrueshëm Raiffeisen Solid është fond furnizues, që u jep mundësi investitorëve të krijojnë një portofol miks aksionesh dhe obligacionesh, të cilat janë përzgjedhur duke marrë parasysh kriteret mjedisore, shoqërore dhe qeverisëse (ESG). Investimet në këtë fond  i nënshtrohen një vlerësimi të hollësishëm financiar dhe të qëndrueshmërisë.

Rreth 85% e portofolit investohet në fondin kryesor ESG, nën administrimin e Raiffeisen Capital Management në Vjenë. Fondi Kryesor investon ekskluzivisht në tituj financiarë dhe/ose instrumente të tregut të parasë, emetuesit e të cilëve klasifikohen si të qëndrueshëm në bazë të kritereve shoqërore, ekologjike dhe etike.

CEO i Raiffeisen Bank z. Christian Canacaris tha se, “ky është një moment historik i rëndësishëm, jo vetëm për Raiffeisen Invest Shqipëri, por për të gjithë peizazhin financiar në treg. Duke qenë lider i padyshimtë i tregut të fondeve të investimeve në Shqipëri me 5 fonde të prezantuara dhe mbi 90% të tregut është sigurisht një krenari dhe frymëzim t’i drejtojmë klientët tashmë drejt një të ardhmeje të qëndrueshme”.

Sipas Edlira Konini-t, Administratore e Përgjithshme e Raiffeisen Invest, “Fondi Raiffeisen Solid është një fond në euro dhe do të ofrohet në treg nëpërmjet rrjetit të degëve të Raiffeisen Bank. Fondi i ri, fton të gjithë ata individë apo kompani që duan të kontribuojnë nëpërmjet investimit të tyre në zhvillimin e qëndrueshëm, kanë një tolerancë mesatare ndaj riskut dhe janë të gatshëm të kenë një horizont investimi së paku 5 vjeçar, për të përfituar maksimalisht nga fondi”.

Në Evropë, investimet e qëndrueshme janë të njohura mes investitorëve. 98 për qind e investuesve të deritanishëm janë individë.

Fondet e investimeve në Shqipëri, edhe pse të pranishme, nuk janë gjerësisht të përhapura.

Raiffeisen Invest administron katër fonde Investimi, Raiffeisen Prestigj dhe Vizion, fonde investimi në Lekë: Raiffeisen Miks dhe Raiffeisen Euro, fonde investimi në Euro si dhe një fond pensioni privat.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0