Të gjithë e duan dhe e përdorin teknologjinë duke përfituar nga të gjitha zgjidhjet e mundësitë që të ofron ajo, por rrallë herë ndalojmë për të kuptuar se si funksionon ky sistem i tërë. Të rinjtë, ata që janë dhe përdoruesit më aktivë të teknologjisë, kanë nevoja e kuriozitet për të zbuluar të panjohurën e pse jo dhe për ta zotëruar një ditë atë, duke u shndërruar nga përdorues pasive në krijues aktivë.
Pikërisht për këtë, ju u vjen në ndihmë një kampionat kombëtar i kodimit, që po organizohet për herë të parë në Shqipëri nga Vodafone Albania në bashkëpunim me ICTSlab dhe Le Spot, për fëmijët dhe të rinjtë e grupmoshave 13-21 vjeç.
Duke nisur nga data 12 deri në 27 Shkurt, të rinjtë nën kujdesin e tre mentorëve të kualifikuar, do të fitojnë më shumë sesa të sfiduarit e vetvetes. Ndarë në 3 kategori të ndryshme Robotics, App Inventor dhe Unity, Kampionati Kombëtar i Kodimit do të orientojë krijimtarinë e të rinjve drejt fushave të robotikës dhe krijimit të zgjidhjeve për aplikacione. Fëmijët e moshave 13 deri në 17 vjeç do të eksplorojnë zgjidhje të ndryshme mbështetur në kurrikulën Robotics dhe App Inventor, ndërsa të rinjtë e moshës 18-21 vjeç, organizuar në grupe, deri në 3 anëtarë, do të mbështeten tek kurrikula Unity për të sjellë një risi në aplikacionin rinor JUTH APP.
Lexo: Njihuni me Signal, aplikacionin më të sigurtë për mesazhe
Do të ketë çmime për secilën kategori, për tre idetë dhe zgjidhjet më inovative. Në kategorinë Robotikë vendi i parë do të shpërblehet me 3 kite robotike, vendi i dytë me 2 kite robotike dhe vendi i tretë me 1 kit robotik. Në kategorinë MIT App Inventor vendi i parë do të shpërblehet me smartphone Galaxy A20e, vendi i dytë me tabletin MLS Vista 4G dhe vendi i tretë me orën inteligjente Withings move.
Në kategorinë Unity vendi i parë do të shpërblehet me 500 euro, vendi i dytë me 250 euro dhe vendi i tretë me 150 euro.
Nëse keni ambicje për të fituar këto çmime regjistrohuni duke klikuar në këtë lidhje National Coding Championship – ICTSlab për dy javët më sfiduese dhe krijuese të këtij viti. Gjithçka nis me 12 shkurt. Bëhuni pjesë e kësaj sfide kodimi si Kampionati Kombëtar i Kodimit që zhvillon tek fëmijët dhe të rinjtë aftësitë e zgjidhjes së problemeve, të mendimit kritik por gjithashtu i pajis ata me aftësi digjitale të cilat të nesërmen do të rrisin shanset e tyre të punësimit apo ndjekjes së një karriere në program. Është një fakt se sot 65% e fëmijëve të cilët po përgatiten të shkojnë në shkollë, nesër do të kenë një punë që sot ende nuk ekziston. Siç thoshte edukatorja e madhe e shekullit 20 Maria Montessori: “Imagjinata nuk thyen limitet e saj, derisa njerëzit të kenë kurajo dhe guxim për ta përdorur atë.”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto