9 gjëra për të cilat po shpenzoni shumë para - Business Magazine Albania

9 gjëra për të cilat po shpenzoni shumë para


E vërteta është se shumicën e kohës, jeta e përditshme është një sipërmarrje e shtrenjtë. Por me disa ndryshime të vogla konkrete në mënyrën se si t’i menaxhoni shpenzimet tuaja të përditshme, çdo vit mund të kurseni më shumë para për të bërë një ndryshim domethënës në buxhetin tuaj personal.

Lexoni: Për çfarë nuk shpenzojnë njerëzit e pasur?

Më poshtë BusinessMag ju sjell 9 gjërat për të cilat me siguri keni shpenzuar shumë para.

Kafe

Mund të jetë klishe për të përmendur koston e lartë të kafes, por është një shpenzim që shumë prej nesh e bëjnë çdo ditë. Bëjini vetë llogaritë se sa shpenzoni nëse pini 2-3 kafe jashtë dhe se sa do t’ju shkojë nëse i konsumoni ato në shtëpi.

Elektriciteti

Në shtëpinë tuaj me siguri po përdoret më shumë energji sesa është e nevojshme. Ju lini ndezur çdo llambë, frigoriferi juaj punon 24/7, dushi po ashtu, kondicioneri në ditët e ftohta të dimrit dhe në ditët e nxehta të verës.

Por për të kursyer të paktën aty ku është e mundur, fikni llambat në ambientet ku nuk janë të nevojshme, shpenzoni paratë për të kaluar në llamba LED me qëllimin për të kursyer para me kalimin e kohës nga përdorimi i reduktuar i energjisë dhe konsideroni ta mbani shtëpinë pak më të ngrohtë në verë dhe të ftohtë në dimër për të kursyer në ngrohje dhe ajër të kondicionuar.

Makina të reja

Mos kërkoni për një makinë të re. Shikoni për një makinë pothuajse të re.

Shumica e makinave të reja pësojnë rreth 20% zhvlerësim në vlerë gjatë 12 muajve të parë, por ato nuk humbasin 20% të cilësisë së tyre. Duke kërkuar për një makinë që është e përdorur vetëm një vit, mund t’ju japë një automjet pothuajse të ri me miliona para të kursyera.

Lexoni: 10 këshilla si të shpenzoni më pak

Palestra

Kohët e fundit palestra është kthyer në një trend dhe të gjithë anëtarësohen duke harxhuar para kur mund të ushtrohen vetë në ajër të pastër dhe të vrapojnë.

Karburanti

Me përjashtim të rastit kur makina juaj harxhon shumë, mundohuni që edhe për të shmangur trafikun dhe ndotjen ta përdorni sa më pak makinën në jetën tuaj të përditshme.

Mos e përdorni shumë makinën tuaj për të lëvizur në distanca të shkurtra, pasi jo vetëm që do të harxhoni shumë duke ndenjur në trafik, por nuk do të vonoheni në takimet tuaja.

Porositja e ushqimit

Kur porosisni ushqimin për t’ua sjellë në shtëpi, ju shpenzoni një tarifë që biznesi kërkon për shpërndarjen. Njerëzit janë bërë dembelë dhe për të mos prishur rehatinë e tyre edhe nëse e kanë poshtë pallatit apo tek pallati ngjitur, përsëri presin t’ja çojnë në shtëpi, kur thjesht mund ta bëjnë vetë këtë punë.

Sigurimi

Ju nuk mund të mendoni për sigurimin si diçka të negociueshme, kështu që është e nevojshme të siguroheni për jetën tuaj, banesën, makinën dhe çdo gjë që ju duket e volitshme, por që të gjitha vijnë me një kosto në buxhetin tuaj.

Mjekësi

Shëndetësia kushton shumë dhe medikamentet shpesh janë përtej çmimin të imagjinuar dhe nuk i përfshin rimbursimi që vjen nga sigurimet shëndetësore. Sipas një studimi të kryer nga Shkolla Mjekësore e Harvard, barnat e përgjithshme kushtojnë mesatarisht 80% – 85% më pak se barnat që janë marka të njohura.

Ushqimi

Një pjesë e mirë e parave që fitoni shkon për t’u ushqyer. Sigurisht deri këtu nuk ka asgjë të keqe, por kur ju filloni të hani jashtë pa kufi, duke konsumuar ushqime të thata dhe të hani në fast-food, atëherë jo vetëm që do të shpenzoni më shumë, por po i bëni dëm edhe shëndetit tuaj.

Këto lloj ushqimesh nuk rekomandohen, si dhe restorantet janë shumë të shtrenjtë, kështu që e vetmja gjë që ju mbetet është që të blini fruta dhe perime, si dhe produkte të tjera për ta përgatitur vetë ushqimin tuaj. Ju shkon më lirë dhe do të kujdeseni për një jetë të shëndetshme.

Lexoni: GJËRAT E SHTRENJTA PËR TË CILAT IA VLEN TË SHPENZONI

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0