10 këshilla si të shpenzoni më pak

10 këshilla si të shpenzoni më pak


Të gjithëve na pëlqen të shpenzojmë për gjëra që na e bëjnë jetën më të lehtë ose më të bukur. Në këto kohë për shumicën e njerëzve të nxjerrësh muajin me paratë që ke në dispozicion, nuk është gjithmonë e lehtë. Lajmi i mirë në fakt është se nëse jemi pak më të kujdesshëm, do të mund të kursejmë më shumë.

BusinessMag ju njeh me 10 metodat më të këshillueshme për të zvogëluar shpenzimet tuaja.

1. Ndiqni rrugëtimin e shpenzimeve

A e dini se sa keni shpenzuar për gjëra muajin e fundit? Pjesa më e madhe e personave nuk e dinë. Por ky hap ju shërben për të kuptuar se ku mund të kishit ndaluar shpenzimet. Në të kundërt rrezikoni që të harxhoni për gjëra të parëndësishme dhe duke mos vënë re gjëra të tjera më të rëndësishme.

2. Ndani nevojat nga dëshirat

Mos i ngatërroni gjërat për të cilat keni nevojë me ato që ju pëlqejnë. Për të dytat duhet të shpenzoni vetëm nëse jeni të sigurt që mund ti përballoni.

3. Shmangni borxhet apo kreditë për shpenzime jo serioze

Ka shumë mundësi për të marrë borxhe me kusht, apo kredi. Por ato duhet të merren vetëm për shpenzime të jashtëzakonshme, përndryshe është e lehtë që të përfundoni në vorbullën e borxhit.

4. Çdo muaj hiqni diçka mënjanë

Nëse keni një llogari bankare, mundohuni të derdhni një shumë të vogël çdo muaj.

5. I kushtoni vëmendje sigurimit

Sigurimi, duke nisur nga makinat shpesh duket si një shpenzim i konsiderueshëm. Duhet të siguroheni që keni zgjedhur kompaninë më serioze dhe më të leverdishme për rastin tuaj specifik.

6.Shikoni më pak televizor

Sipas disa ekspertëve, të shikosh shumë televizor do të ju shtynte që të shpenzonit më shumë para. Motivi lidhet me sasinë e reklamave ku ju jeni më të ekspozuar.

7. Planifikoni ushqimet e javës

Nëse planifikoni ushqimet e të gjithë javës, mund të bëni blerje në lidhje me rrethanat, duke evituar shpenzimin e parave për gjëra që më pas nuk do t’i përdorni.

8. Bëni listën e gjërave që do të blini dhe më pas respektojeni

Blerjet impulsive janë shpesh një rrugë për të shpenzuar me shumë seç duhet. Të kesh një listë të detajuar të asaj që duhet të blini, ua zgjidh këtë problem dhe ju lejon që të zgjidhni dyqanin që ju leverdis më shumë.

9. I bëni shpenzimet vetëm

Sipas disa studimeve, të bësh shpenzime në shoqëri është me e favorshme që të bësh blerje impulsive. Në përgjithësi nuk do të jeni të fokusuar tek ato që ju nevojiten, e për pasojë ju do të shpenzoni më shumë.

10.Pini shumë ujë

Nuk është vetëm çështje shëndeti, por të pini më shumë ujë, ju pengon që të blini pije të tjera. Normalisht që kështu do të shpenzoni më pak.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0