Kur Elon Musk nisi gjithçka, ai nuk priste të bënte shumë para. Në fakt, ai ishte i kënaqur duke bërë mjaftueshëm për të mbuluar qiranë dhe ushqimet, sipas një interviste me PBS. Sidoqoftë, fati ishte shkruajtur i tillë në letrat e tij.
Sipërmarrësi i lindur në Afrikën e Jugut u bë një multimilioner në moshën 28 vjeçare dhe që atëherë është shndërruar në një miliarder.
Rritja e Muskut nuk ka qenë gjithnjë e lehtë. Ai është përballur me një sërë sfidash personale dhe financiare të cilat i ka kapërcyer. Megjithatë, ka disa gjëra që Musk ndoshta do të preferonte që ne të gjithë t’i harrojmë, ose më mirë akoma, të mos i dimë.
1. Musk ka jetuar me 1 dollarë në ditë
Pas shkollës së mesme, Musk u zhvendos në Kanada dhe studioi në Universitetin e Mbretëreshës në Kingston, Ontario. Ai punoi punë me kohë të pjesshme për të mbështetur veten dhe mbijetoi në 1 dollarë në ditë duke kufizuar dietën e tij kryesisht me sandwich dhe portokalle, të cilat ai i blinte në masë, tha ai në një podcast në Radio StarTalk. Ndonjëherë e ndryshonte shijen me makarona me salcë.
Musk gjithmonë kishte plane për të ardhur në SHBA. Ai tha se kuptoi nëse mund të jetonte me një buxhet prej 30 dollarësh në muaj, ai ishte i sigurt që mund të shmangte urinë dhe të bënte shumë gjëra që dëshironte në jetë.
2. Musk e ktheu shtëpinë në një klub nate për të paguar qeranë
Musk fitoi një bursë në Shkollën Wharton të Universitetit të Pensilvanisë. Kështu, ai nuk kishte për të paguar shkollimin, por ishte ende përgjegjës për shpenzimet e jetesës. Musk dhe një sipërmarrës tjetër, Adeo Ressi, nuk donin të jetonin në konviktin e studentëve. Kështu ata morën me qira një shtëpi së bashku dhe dolën me një plan për të paguar qiranë duke e përdorur atë si një klub nate, frymëzuar nga revista Vogue.
3. Musk ishte një multimilionerë para shitjes së PayPal
Raportimet e medias shpesh përqendrohen në pasurinë e Musk pas shitjes së PayPal. Sidoqoftë, shumë kohë përpara se të shiste PayPal, Musk kishte në xhepa 22 milionë dollarë nga shitja e Zip2, një kompani software-ësh që ofronte harta dhe udhëzues biznesi për gazetat online. Musk u regjistrua në Universitetin e Stanfordit, qëndroi për dy ditë, pastaj u largua dhe filloi Zip2. Compaq e bleu startup-in për 307 milionë dollarë.
4. Musk mbeti pa para duke u përpjekur të shpëtojë Teslën
Gatishmëria e Muskut për të financuar Tesla nga xhepi i tij e la atë trokë. Sipas Vogue ai derdhi të gjitha kursimet e tij personale në kompani. Në vitin 2008 dhe 2009, Musk merrte para borxh për të paguar qiranë e tij.
5. Tesla pothuajse falimentoi
Pavarësisht se Musk po investonte të gjitha kursimet e tij në Tesla, kompania ka kaluar në ngushtica të vështira në raste të shumta. Tesla pothuajse mbeti pa para në vitin 2009, por u shpëtua nga një ndihmë prej 50 milion dollarë nga Daimler. Dhe në fillim të vitit 2013, Tesla mbeti përsëri trokë. Fabrika e kompanisë po mbyllej në heshtje dhe Musk ishte duke bërë një marrëveshje për t’ia shitur kompaninë
Google për rreth 6 miliardë dollarë. Por në një kthesë të shkurtër, shitjet u rikuperuan dhe Tesla raportoi fitimin e tij të parë për tremujorin.
6. SpaceX gjithashtu ishte në prag të falimentimit
Në vitin 2008, kompania e raketave e Muskut ishte pothuajse e falimentuar. Por një kontratë nga NASA prej 1.6 miliardë dollarësh e shpëtoi kompaninë. Që atëherë, SpaceX ka grumbulluar miliarda dollarë në kontrata qeveritare dhe komerciale për gati 40 nisje raketash që janë parashikuar të ndodhin gjatë vitit 2017. Dhe me këto marrëveshje, mund të themi se SpaceX është kompania më e sigurt financiare e Muskut.
7. Musk i ofroi gruas së tij të dytë një ujdi të dytë divorci
Në vitin 2010, Musk u martua me aktoren Talulah Riley, por ata u divorcuan në vitin 2012. Riley u largua me një zgjidhje për 4.2 milionë dollarë. Ajo gjithashtu mbajti orën e saj Cartier, orën Gucci, disa bizhuteri diamanti dhe Tesla Roadster-in e saj.
Musk dhe Riley u martuan përsëri në vitin 2013, por u paraqitën përsëri për divorc në janar të vitit 2015. Këtë herë, Musk ra dakord të paguante 16 milionë dollarë.
8. Musk bleu dy shtëpi në të njëjtën lagje
Musk hodhi 17 milionë dollarë për një rezidencë koloniale franceze 20,248 metra katrore në Bel Air në vitin 2012. Ajo ka gjashtë dhoma gjumi, nëntë banjo, një oxhak dhe një garazh me pesë makina. Një vit më pas, ai shpenzoi 6,75 milionë dollarë për një shtëpi me tre dhoma gjumi në fermë, me një shtëpi private për të ftuarit, që ndodhet në anën tjetër të rrugës nga shtëpia e tij.
Çuditërisht, Musk është disi i pastrehë gjatë qëndrimeve të tij javore në Silicon Valley, ku ndodhet selia e Teslës. Ai nuk zotëron prona atje dhe shpesh kërkon të flerë në shtëpinë e CEO-s së Google Larry Page.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.