8% e bizneseve kërkojnë të mbyllen. Sondazhi i BiznesAlbania dhe Dhomës Kombëtare të Zejtarisë   - Business Magazine Albania

8% e bizneseve kërkojnë të mbyllen. Sondazhi i BiznesAlbania dhe Dhomës Kombëtare të Zejtarisë  

BiznesAlbania

Sondazhi i i bërë nga BiznesAlbania dhe Dhoma Kombëtare e Zejtarisë nxjerr në pah dëmet e konsiderueshme të COVID-19 tek bizneset si dhe ndryshimin e mënyrës së funksionimit të tyre.

Ky studim u krye me 278 ndërmarrje në vend, që u përkasin sektorëve: hoteleri/turizëm, ndërtim, tekstile, lëkurë dhe veshje ushqim dhe pije etj. dhe të punësuar me një numër të konsiderueshëm punëtorësh.

Shumica e ndërmarrjeve në anketë janë biznese private dhe të themeluara ndërmjet viteve 1990-2017.

Ja disa nga gjetjet më të rëndësishme të studimit:

–  Nga numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve, 31 përqind kanë ndaluar funksionimin për shkak të COVID-19, 38 përqind janë duke funksionuar pjesërisht, 7 përqind janë duke operuar në distancë dhe 24 përqind funksionon plotësisht në rrjet.

–  Pjesa më e lartë e ndërmarrjeve që nuk operojnë janë bizneset e vogla dhe të mesme, 50 përqind, dhe ndërmarrje nga sektorët arsimi, hoteleri turizëm, restorantet.

–  Rreth 56 përqind e ndërmarrjeve kanë larguar ose kanë planifikuar të largojnë më shumë sesa 31 përqind të forcës së tyre të punës. Pjesa më e madhe e ndërmarrjeve të vogla, të mesme në sektorët bujqësi, edukim, hoteleri turizëm, sektori i pasurive të paluajtshme, tekstil dhe lëkurë, etj raportuan se kanë larguar ose planifikuar largimin e punëtorëve.

–  Shqetësimet kryesore të ndërmarrjeve:

–  Shumica e ndërmarrjeve, 65 përqind, deklaruan se fluksi i kufizuar i parave për të mbajtur stafin dhe operacionet e biznesit ishte i papërshtatshëm. Për ndërmarrjet e anketuara, 68 përqind raportuan që klientët janë prekur dhe kërkesa ishte më e ulët se normalja, dhe 36 përqind raportuan që punëtorët mungonin nga puna për shkak të sëmundjes ose urdhrave të qeverisë.

–  Ndërprerja e zinxhirit të furnizimit. 28 përqindja e ndërmarrjeve raportuan që furnizuesit nuk ishin në gjendje të siguronin inputet; 35 përqind thanë që partnerët e tyre të biznesit ishin ndikuar ndjeshëm nga COVID-19.

Lexo: Flet Ardian Lekaj, kryetar i Dhomës së Biznesit të Diasporës. Sipërmarrjet e vogla duan orientim në përshtatje

–  Për sa i përket ndikimit financiar të COVID-19 në të ardhura ose shitje, 55 përqind e ndërmarrjeve raportuan ndikim të lartë dhe 21 përqind raportuan ndikim të mesëm. Ndikimi financiar ishte veçanërisht i lartë në biznesin e vogël dhe në sektorët rafineri dhe minierë, aktiviteti i pasurive të paluajtshme, restorantet.

Sipërmarrjet u pyetën nëse ishin pjesërisht apo plotësisht të siguruar para krizës COVID-19. Vetëm 35 përqind e ndërmarrjeve të anketuara kishin një policë sigurimi. Vetëm 50 përqind e ndërmarrjeve të anketuara kishin një plan të vazhdimësisë së biznesit në vend. Kjo është shqetësuese dhe mund të vonojë ndjeshëm rikuperimin ose madje edhe qëndrueshmërinë për shumë ndërmarrje.

Sondazhi zbuloi se, 27 përqind e pronarëve të biznesit vlerësuan se do të duheshin 31 deri 91 ditë për të rikthyer plotësisht operacionet dhe 8 përqind e pronarëve po mendonin të mbyllnin ose përkohësisht ose përgjithmonë biznesin. Ndikimi në ekonominë e përgjithshme mund të jetë i rëndësishëm nëse nuk merren masa në kohë për vazhdimësinë e biznesit.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0