Sipërmarrjet e vogla duan orientim në përshtatje. Flet Ardian Lekaj, kryetar i Dhomës së Biznesit të Diasporës

Sipërmarrjet e vogla duan orientim në përshtatje. Flet Ardian Lekaj, kryetar i Dhomës së Biznesit të Diasporës

Ardian Lekaj, kryetar i Dhomës së Biznesit të Diasporës 

Prezanton qëndrimin e tij dhe të organizatës që përfaqëson. Si shihet kriza aktuale, shëndetësore, ekonomike, shoqërore? Cilat janë ndryshimet më të mëdha, dëmet më të mëdha dhe si nevojitet të jetë përshtatja për të ardhmen? Lexoni më poshtë qëndrimin e tij.

Po ecim në kohën e paparashikuar dhe të papritur, pikërisht kur vëmendja tërhiqej nga strategjia afatgjatë e BE-së 2050, për një ekonomi të gjelbër dhe inovative.

Duket si një histori e pabesueshme. Një shok i cili ka ndryshuar mënyrën e të jetuarit, të menduarit apo të çdo sjellje. Çdo mendje mundohet të kërkojë të shohë se çfarë do të ndodhë nesër.

Lexo: Liderët botërorë, pjesë e leksioneve online të Shkollës Finlandeze

Shëndeti i individit, është ushqimi i ekonomisë!

Ky duhet të jetë fokusi i kamerës së çdo vendi të globit sot.

Individin e shëndoshë dhe ekonominë e lidhin një sërë hallkash duke filluar nga të dhënat evidente, masat globale në shëndetësi, zhvillimet teknologjike, kërkimi dhe koordinimi ndërkombëtar, duke vijuar me të gjithë indikatorët që formojnë mirëqenie për njerëz të shëndetshëm, si punësimi, investimet, rritja ekonomike dhe tregu.

Shumë analistë i referohen krizës së vitit 2008, 12-vite më parë, por që kjo e sotmja, nuk është krizë financiare, kjo është një sëmundje që po prek trurin dhe zemrat e njerëzve.

Kjo krizë po nxjerr fare mirë në pah dobësitë e sistemit fiskal, shëndetësor dhe administrativ, që zor se do ta rikthejë atë ç’ka kombet sot po humbasin për minimalisht një dekadë.

Po të shqyrtojmë këtë Botë të Re sot, me atë të nesërme pas kësaj katastrofe globale që po jetojmë me pasojat e COIVD-19, do të na duhet të riorientohemi edhe pse me gjasa vështirësitë do të jenë jo të vogla, por që sigurisht do të kërkojmë dhe do të gjejmë ekuilibra të rinj:

  • Në këtë periudhë kur njerëzit po humbasin arsyetimin, duket sikur po mësojmë si të marrim frymë, sa afër duhet të rrimë me njëri-tjetrin, si duhet të takohemi e të përshëndetemi. Është pikërisht një solidaritet nacional dhe një patriotizëm i ri brenda vendeve, të shpallur në gjendje lufte, por që armiku është i përbashkët dhe virtual.
  • Besimi tek autoritetet është rritur. Mjekët dhe nëpunësit e shëndetësisë, janë kthyer në heronj të luftës. Është zvogëluar individualizmi dhe po hapet një dritare e re për ndjesinë dhe përgjegjësinë familjare.
  • Reformat e reja po kthehen në një garë konkurrueshmërie për kushte jete më të suksesshme, studimet shkencore po marrin hov dhe impulse të reja konkrete.
  • Tregu i brendshëm po gjen vëmendjen e duhur. Po vihet në pikëpyetje Globalizimi.
  • Ambientet e përbashkëta si parqet, kinematë, teatrot, muzeumet do të ridimesionohen.

Lexo: 5 TED Talks që do t’ju ndihmojnë të menaxhoni ankthin dhe të krijoni rezistencë

Shërbimet fetare me siguri do të marrin nisma të reja.

  • Në trurin tonë çdo ndryshim për të ardhmen do të perceptohet ndryshe dhe do të rritet uria për diversifikim të ideve apo proceseve.
  • Një jetë e re ka lindur për Botën Online, si botë më e shëndetshme tregtare, duke integruar edhe tregun e telemedikamenteve.

Sot ekonomia botërore njeh disa forma krizash. Kriza në formën e germës “V”, ku ekonomia për shkaqe të ndryshme natyrore bie në ritme shumë të shpejta të menjëhershme, dhe shkakton dëme rigoroze, por që edhe pas rënies ka një ngritje po të menjëhershme.

Kriza në formën e germës “U” e cila veçorinë dalluese, ka fazën e rritjes në ritme të ngadalëta, pasi lë dëme të pa korrigjueshme dhe shenja të thella sektoriale. Më e vështira është ajo që ka formën e germës “L” ku ekonomia për një periudhë të papërcaktuar bie në një kolaps të plotë.

Ne sot ndodhemi në një fazë të ndërmjetme mes formës “V” dhe “U”, ku dëmet e pakorrigjueshme janë humbjet e jetëve çdo ditë, dhe gjurmët janë pikërisht kriza, që do të pasojë ekonominë globale.

Lexo: Gerti Boshnjaku: tani kërkohen lehtësi financiare, nesër investime në teknologji

Qeveritë në këto momente, po zhvillojnë një luftë në dy fronte dhe kjo nuk është fare e lehtë, në kushtet kur efikasiteti dhe efektiviteti i secilit nuk është në lirshmërinë e të përditshmes normale.

Nga njëra anë po luftohet për një unifikim të mënyrës së sjelljes publike në zbatime dhe të masave të rrepta, për të parandaluar përhapjen e virusit, çka nuk i referohet asnjë eksperience të ngjashme në llojin e vet, nga ana tjetër rekordet ekonomike kërkojnë përgjegjshmëri shumë më tepër se një trajtim fiskal. Duket si një përpjekje individualiste, për arsyen se virusi i gjeti të papërgatitur. Duket si një indiferentizëm ndaj kombeve, por që në fakt asnjë nuk ka të garantuar vendin e vet.

Ekonomia është një fushë sa komplekse aq edhe e matshme. Skenarët duhet të jenë në vëmendjen e specialistëve për t’u dizenjuar dhe përshtatur më së miri, në kombinim mes zgjidhjesh fiskale me ato politike, sociale dhe administrative. Aleatët do të lindin natyrshëm. Jam i bindur se rregullat e lojës do të paraprijnë një botë të re, me zgjidhje alternative.

Por, si sipërmarrës, nuk do të prisja askënd. Skenarin e çdo ndërmarrje do të duhej ta dizenjoja ashtu si krijova idenë për ta zhvilluar atë.

Kur situata ndryshon unë si ekonomist nuk bëj gjë tjetër veçse i përshtatem dhe drejtoj mendimin duke u bazuar në nivelin e rrezikut.

Lexo: Bill Gates flet për frikën dhe shpresën ndaj koronavirus-it

Ndryshe nga të mëdhenjtë, të vegjlit kanë nevojë për drejtim. Kanë nevojë për mbështetje. Kanë nevojë për të garantuar minimumin jetik. Ndaj dhe në skenarët e specialisteve të çdo qeverie, duhet të jenë në fokus.

Sistemi i sotëm financiar me sa po duket është po aq i dobët sa në 2008. Në mars të vitit 2009 u mblodh G20 nën mbikëqyrjen e Barack Obamës në Londër për të rregulluar sistemin financiar.

Për pak menduam se vendet e vjetra industrialiste, do të bashkëpunonin me lojtarët e rinj botërorë, si: Kina, India, Brazili dhe Rusia. Shumë rregulla të reja dhe të forta u menduan dhe u përfolën për sistemin e ri bankar. Por, jo më shumë se 6 muaj pas krizës, pikërisht bankat që u mbështetën dhe u mbrojtën më shumë, filluan të operojnë me një arrogancë të re duke fshirë nga tavolina të gjitha rregullat e lojës që u vendosën nga G20.

Sot bankat qëndrore e çuan normën e interesit në 0 dhe po prodhojnë para extra për tregun. Ky nuk është shërim, përkundrazi është infektim akoma më i keq i tregut. Në këtë mënyrë po krijojnë një flluskë të re që do ta rëndojë ekonominë akoma më keq në të ardhmen.

Në rastin e Shqipërisë, jemi në fazën e parë të luftës, ku Qeveria me të gjitha format po përpiqet të marrë nën kontroll situatën për sa i përket virusit në mënyrë që të minimalizojë situatat e dhimbshme.

Edi Rama deklaroi planin A me shtatë pika. Ai gjithashtu përmendi dhe planet B apo C që do ta ndjekin në vazhdimësi. Në këtë moment “shoku” psikologjik nuk të lejon të kuptosh asnjë plan. E vetmja gjë që dëshiron të dëgjosh është, të dish se kur merr fund kjo tragjedi, kur do të fillosh prapë atë jetë normale që ndoshta deri dje edhe e përbuzje.

Ajo që çdokush kërkon sot është siguri për jetesën. Ndaj dhe sot, më tepër se kurrë, kërkohet një aleancë midis grupimeve të ndryshme.

Lexo: Linda Shomo: Pandemia COVID19 nuk duhet të sjellë një pandemi ekonomike

Me siguri që më vonë do kemi kohë të bëjmë analiza për mënyrën e administrimit të të sotmes. Një proverb etiopiane thotë: “Kur merimangat bashkohen janë në gjendje të lidhin edhe një luan”.

Në mbyllje të këtij shkrimi, nuk mund të mos përmend median, si një rol i veçantë në të përditshmen e jetës së secilit në karantinë. Fuqiplotë dhe instrumenti i vetëm i zyrtarizuar që kontrollon trurin e njerëzimit, ka uzurpuar kohën tonë.

Padyshim sot, kur televizioni dhe interneti janë miqtë tanë më të mirë, kemi vendosur t’i kemi më afër se këdo tjetër duke na bërë të ndihemi kudo dhe të informuar për gjithçka.

Mos e humbni këtë besim që kemi dhënë, në këto ditë të vështira. Bëhuni edhe ju psikologu i menaxhimit të kohës në mënyrë efiçente gjatë karantinimit.

Më shumë se gjithçka, të arrijmë të gëzojmë shëndet të plotë për çdo qytetar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0