Linda Shomo: Pandemia COVID19 nuk duhet të sjellë një pandemi ekonomike - Business Magazine Albania

Linda Shomo: Pandemia COVID19 nuk duhet të sjellë një pandemi ekonomike


BusinessMag do të sjellë këto ditë opinione të sipërmarrësve. Si kanë reaguar ata ndaj situatës, nëse e kanë mbyllur aktivitetin apo po punojnë remote dhe cilat janë parashikimet dhe pritshmëritë e tyre nga qeveria. Më poshtë gjeni opinionin  e znj. Linda Shomo, themeluese dhe drejtuese e EasyPay. Ajo sot është në sfidën e saj të menaxhimit të stafit dhe funksionimit të rrjetit të pagesave online, duke punuar nga shtëpia.

Probabiliteti që ekonomia globale dhe vendase të shkojnë në recesion sa vjen e rriten teksa pandemia botërore, Coronavirus, vazhdon të përhapet.

Deri disa muaj më parë, askujt nuk i shkonte ndërmend që diccka e tillë mund të ndodhte. Realiteti ku ndodhemi është thuajse distopik – aeroporte bosh, biznese të mbyllura dhe spitale që mbushen. Sa më shumë që të zgjasë pandemia, aq më i lartë është rreziku që situata aktuale të transformohet në një krizë financiare të ngjashme me atë të vitit 2008 apo edhe më keq.

Megjithëse të gjithë kemi mirëpritur strategjinë dhe masat e rrepta të qeverisë për parandalimin e përhapjes së Covid19, ndërkohë të gjitha bizneset shqiptare tashmë e dinë që po kalojnë dhe do vazhdojnë të kalojnë momente shumë të vështira në muajt në vazhdim dhe pritje nga qeveria për masa mbrojtëse dhe lehtësuese. Sektorët më të prekur nga kriza janë sigurisht turizmi, transporti dhe tregtia.

Disa nga masat që kanë marrë qeveritë e vendeve të tjera dhe qe do ishte mirë të merreshin edhe nga qeveria apo Banka e Shqipërise do të ishin:

  • Blerja e bondeve shtetërore që të rritet likuiditeti në treg
  • Ulja e metejshme e normave të interesit
  • Të incentivohet sa më shumë kredidhënia duke alokuar buxhete shtesë sa më të mëdha, kjo e koordinuar me suportin e institucioneve ndërkombetare.
  • Oraret shumë të kufizuara të punës që janë vendosur aktualisht, të mund të suportohen nga qeveria me pagesa të pjesshme për punonjësit e biznesit, për orët që nuk punohet.
  • Të alokohen shuma të mëdha nga qeveria apo nga institucionet ndërkombëtare, që të shërbejnë si garanci për kreditë e marra nga biznesi në të ardhmen.
  • Mbulimi i kontributeve të sigurimit të punonjësve që tashmë nuk punojnë në bizneset shqiptare, sidomos vëmendje e veccantë t’u kushtohet SME-ve, që përbëjnë dhe shumicën e bizneseve në Shqipëri.
  • Të ngrijnë pagesat e taksave të të huave për një periudhë të caktuar, gjë e cila u pasqyrua më së miri në vendimin e fundit që mori qeveria shqiptare dhe BSH në lidhje me shtyrjen e afatit të pagimit të kësteve të kredisë për biznese dhe individë. Urojmë që ky vendim të zbatohet sicc duhet nga bankat e nivelit të dytë apo institucionet e kredidhënies.

Duke ndjekur shembullin e vendeve të tjera europiane, qeveria dhe banka qendrore duhet të marrin masa për të mos lejuar frenimin e ekonomisë në kushtet e forta të mbrojtjes nga

COVID19. Pandemia COVID19 nuk duhet të sjellë një pandemi ekonomike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0