5 TED Talks që do t'ju ndihmojnë të menaxhoni ankthin dhe të krijoni rezistencë

5 TED Talks që do t’ju ndihmojnë të menaxhoni ankthin dhe të krijoni rezistencë


Jeta, bizneset dhe e gjithë ekonomia globale po qëndrojnë pezull për shkak të Koronavirusit. Në këto kushte është shumë e lehtë që të keni ankth dhe shqetësime. Këto janë momente stresuese për të gjithë.

Lexo: Nuk ka prova që ushqimi është burim apo rrugë transmetimi i Covid-19. Flet Autoriteti Europian i Sigurisë ushqimore

Nëse jeni duke kërkuar për strategji, që të përballoni ankthin dhe shqetësimet, më poshtë do të njiheni me disa TED Talks, të cilët përfshijnë një profesor dhe psikolog nga Harvardi, një murg Budist dhe një studiues të rezistencës.

  1. “3 sekretet e njerëzve rezistentë” nga Lucy Hone:

Studiuesia e rezistencës, Lucy Hone i ndihmon njerëzit të aplikojnë kërkimet shkencore në jetën e tyre të përditshme praktikisht. Një ngjarje tragjike e papritur e jetës, e detyroi atë të provonte këto strategji të mbështetur nga shkenca mbi vetveten. Hone përshkruan tri nga strategjitë e saj për të përmirësuar qëndrueshmërinë tuaj gjatë periudhave të vështira.

Një strategji përfshin, të pyesni veten: “A po dëmtojnë apo po më ndihmojnë ato që po bëj?” Hone thotë se reflektimi i kësaj pyetje ju ndihmon të vendosni veten në sendiljen e shoferit dhe të rimerrni një sens kontrolli.

“Përkundër asaj që shumë prej nesh mendojnë, aftësia e rezistencës nuk është një tipar fiks ose i pakapshëm, që disa njerëz kanë dhe disa njerëz jo,” shpjegon Hone. “Në realitet, kërkohet gatishmëria, për të provuar strategji themelore si këto.”

Lexo: EdSpot, platforma online që ofron kurse falas

  1. “Gjithë ajo që duhet është të qënurit 10 minuta i ndërgjegjshëm” nga Andy Puddicombe

Sipas Andy-t përfitimet e të qënurit i ndërgjegjshëm vlejnë si për fillestarët dhe medituesit. Nëse jeni familjar me aplikacionin Meditim Headspace, menjëherë do ta njihni zërin e Andy Puddicombe. Në fjalën e tij rreth ndërgjegjes, ai ndan disa mite rreth meditimit. Ju nuk duhet të uleni me këmbë tërthore, të digjni temjan dhe të pini çaj bimor. Puddicombe shpjegon përfitimin e përdorimit të disa minutave të ditës për të praktikuar të qenurit prezent.

“Ne nuk mund të ndryshojmë çdo gjë të vogël që na ndodh në jetë, por mund të ndryshojmë mënyrën se si e përjetojmë atë”, thotë ai.

Lexo: Bill Gates flet për frikën dhe shpresën ndaj koronavirus-it

  1. “Dhurata dhe fuqia e guximit emocional” nga Susan David

Gjatë kohërave kaotike dhe të pasigurta mund të përjetoni një gamë të gjerë emocionesh. Si për shembull: frika, zemërimi, faji dhe ankthi.

Profesoresha dhe psikologia e Harvardit Susan David, studion aftësinë emocionale. Në fjalën e saj për guximin emocional, ajo ndan strategji praktike për administrimin e emocioneve tuaja, në mënyrë që të mos paralizoheni prej tyre.

Është e zakonshme të largoni ose injoroni emocione të padëshiruara. David thotë, se kjo thjesht nuk do të funksionojë. Pranoni se çfarë po ndjeni dhe mos e tundoni veten për të ndjerë diçka në një mënyrë të veçantë. Asnjë emocion i veçantë nuk është “i mirë” ose “i keq”.

Në vend që të gjykoni veten se keni ndonjë emocion të veçantë, përpiquni t’i shikoni ato si të dhëna për t’u informuar se si veproni.

Lexo: Yuval Noah Harari: Bota pas Koronavirusit

  1. “Arti i qetësisë” nga Pico Iyer

Me mbylljen e kufijve dhe anulimet e fluturimeve, shumë prej nesh nuk kanë zgjidhje tjetër tani vetëm se të qëndrojnë në shtëpi. Është një kohë e mirë për të dëgjuar autorin Pico Iyer në qetësi. “Në një kohë ku shpërqendrimi është i pranishëm, asgjë nuk është aq luksoze sa t’i kushtosh vëmendje. Dhe në një epokë të lëvizjes së vazhdueshme, asgjë nuk është aq urgjente sa të ulesh”, thotë ai.

Lexo: Anulohet Eurovision, për herë të parë në histori

  1. “Zakonet e lumturisë” nga Matthieu Ricard

Ky fjalim nga murgu Budist që ndonjëherë quhet “njeriu më i lumtur në botë” është më i rëndësishëm se kurrë. Matthieu Ricard na sfidon të rifitojmë kuptimin e lumturisë. Lumturia nuk ka të bëjë me të qënurit i pasur materialisht. Përkundrazi, Ricard beson se mirëqenia fillon me zhvillimin e një sensi të fortë të qetësisë dhe përmbushjes, madje edhe gjatë kohërave të provimit.

Është një gjëndje që në të vërtetë përshkon dhe nënvizon të gjitha gjendjet emocionale, gëzimet pikëllimet që mund të krijohen”, thotë ai. Ai shpjegon se si ta adaptoni mendimin tuaj, duke e trajnuar në mënyrë efektive mendjen tuaj, në mënyrë që edhe ju të arrini lumturi.

Burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0