Anulohet Eurovision, për herë të parë në histori

Anulohet Eurovision, për herë të parë në histori


Festivali i përvitshëm “Eurovision”, i planifikuar për t’u zhvilluar në muajin Maj në Rotterdam, do të anulohet për shkak të koronavirusit.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, organizatorët deklaruan se për shkak të shpërthimit të vazhdueshëm të Covid-19, Eurovisioni nuk do të zhvillohet.

Ky është rasti i parë në 64 vite që Eurovision nuk do të zhvillohet. Jon Ola Sand, përgjegjësi ekzekutiv i festivalit, pohoi se po shqyrtohet mundësia që Eurovisioni të zhvillohet vitin tjetër.

Organizatorët thonë se ishte e vështirë të merrnin këtë vendim, por rrethanat i detyruan. Megjithatë ata shprehen krenarë që Eurovision, si një festival këngësh, ka bashkuar vit pas viti njerëz nga e gjithë Europa.

Për shkak të situatës nga koronavirusi janë anuluar gjithashtu dhe kampionatet e futbollit në botë, si dhe Kampionati Europian.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0