“Lidershipi në kohën e krizës: si të zhvillojmë mentalitet pozitiv në rininë tonë?” do të jetë leksioni i parë online me Oliver Hartley, Menaxher i Zhvillimit dhe Mësimit në Grupe për Rethink Group, një kompani e menaxhimit të talentit me zyra në Mbretërinë e Bashkuar, Dubai, Australi, dhe SHBA. Oliver ka shpenzuar 10 vitet e fundit të karrierës së tij duke vështruar, analizuar, intervistuar, dhe trajnuar liderë të klasit botëror në të gjitha fushat (biznes, akademi, dhe sport) dhe ai ka zbuluar vetitë e përbashkëta në mentalitetin e tyre, që i ka transformuar jo vetëm në performues të lartë por edhe në liderë të mëdhenj.
Ju mund të bashkoheni më 26 mars 2020 (e enjte) në orën 16:00 në lançimin e kësaj eksperience, nga shtëpia juaj.
Për të ndjekur leksionin online mund të regjistroheni këtu.
Për më shumë informacion vizitoni website-n ose faqen e Shkolla Finlandeze në Facebook.