ICTSlab, kurse online pa pagesë për teknologjinë për të gjithë fëmijët e trevave Shqiptare dhe Diasporës

ICTSlab, kurse online pa pagesë për teknologjinë për të gjithë fëmijët e trevave Shqiptare dhe Diasporës


Nisur nga përvoja në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit dhe me mbështetjen e  Shoqatës Mbarëkombëtare të Teknologjisë ALBICT, shtëpia botuese ICTSmedia lançon laboratorin virtual të inovacionit me fokus edukimin, për përgatitjen e të rinjve nga e gjithë bota për sfidat e shekullit 21.

Ky projekt i konceptuar që në themelim, ishte parashikuar të vihej në jetë në Shtator të këtij viti. Por nisur nga rrethanat e krijuara nga izolimi masiv i nxënësve në Shqipëri, rajon dhe nëpër botë, vjen si një zgjidhje (e vështirë edhe jetike) për edukimin, kur njerëzimi përballet me momente shumë të vështira në luftën ndaj koronavirusit.

Lexo: Bill Gates flet për frikën dhe shpresën ndaj koronavirus-it

Me shpalljen e koronavirusit një pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, shkolla e institucione edukimi në mbarë botën janë vënë në kërkim të mundësive të reja të mësimdhënies dhe mësimnxënies përmes teknologjisë në përpjekje për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Në Shqipëri dhe Kosovë, autoritetet, institucionet, bizneset, shoqëria civile ka nisur një betejë me parandalimin e përhapjes së sëmundjes, betejë të cilës i është bashkuar edhe ICTSmedia përmes qendres së inovacionit ICTSlab.

Laboratori Virtual i Inovacionit për zhvillimin e aftësive të shekullit 21 vjen me një risi në Shqipëri, rajon dhe diasporë, me shërbimin e ri të klasave virtuale e cila do të jetë e aksesueshme nga të gjithë dhe plotësisht falas për një periudhë 1 mujore, deri më 18 Prill, me mbështetjen edhe të kompanisë Vodafone Albania.

Fëmijët që janë pjesë e ICTSlab përmes klasës virtuale do të kenë mundësi gjithashtu të përfundojnë kurset e lëna përgjysmë e madje edhe të fillojnë të reja.

Aktualisht ICTSlab mbështet mëse 200 fëmijë dhe të rinj për tu ballafaquar me sfidat e shekullit 21 dhe në zhvillimin e aftësive të ndryshme nga matematika, logjika, mendimi kritik dhe kreativ, puna në ekip, shpirti artistik me disa prej metodologjive më të avancuara në tregun ndërkombëtar dhe ekspertizën më të mirë.

ICTSlab

Scratch, Dizajn 3D, Mobile App, Web, Python dhe Cyber Security janë klasat virtuale, të cilat do të ofrohen përmes platformës së re e cila mund të aksesohet në: Virtual.ictslab

Platforma e mësimit nga shtëpia është e aksesueshme në web përmes desktopit dhe ofron deri në tre klasa paralele e përshtatshme për 10-15 pjesëmarrës, klasa të dedikuara për çdo mësues, komunikim audio dhe video, ndarje të ekranit të kompjuterit, dërrasë të bardhë (whiteboard), realizimin e anketave, kuizeve, shpërndarjen e dokumenteve si PPT, YouTube, Doc, PDF etj.

Lexo: 5 TED Talks që do t’ju ndihmojnë të menaxhoni ankthin dhe të krijoni rezistencë

Secila klasë virtuale do të zgjasë 60-75 minuta. Pjesëmarrësit mund të komunikojnë në grup, por edhe privatisht.

Nga të punuarit nga shtëpia, tek mësimdhënia online, teknologjia sot është streha e fundit e shpresës përballë COVID-19, por jo vetëm. Mesa duket ky do të jetë një moment kthese për shumë industri, përfshirë këtu edhe edukimin i cili do të duhet të përshtatet për një kohë të pacaktuar.

Klasa virtuale e ICTSlab ofron mundësinë për të gjithë ata mësues të realizojnë orët e tyre mësimore përmes kësaj platforme dhe programit Affiliate duke dërguar e-mail në info@ictslab.com për rezervimin e klasës tuaj virtuale.

ICTSlab

Si mund të bëhem pjesë e Laboratorit Virtual ICTSlab

Në muajin e parë platforma fokusohet tek fëmijët e grupmoshës 10-14 vjec, të cilët do të përfitojnë automatikisht një muaj falas nga planprogrami i ICTSlab.

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në këtë Formular duke shprehur interesimin në modulin që preferoni të ndiqni (Kodim në Scratch, Kodim në Python dhe Cyber Security 4 Kids).

  • Ju do të kontaktoheni nga administrata e ICTSlab sipas listës rendore të regjistrimeve. Ata të cilët do të regjistrohen të parët, gjithashtu do të kenë mundësi të fillojnë më shpejt procesin mësimor.
  • Për nxënësit e regjistruar me sukses, do të ofrohet mësim virtual Falas për një periudhë një mujore, kjo falë mbështetjes së Vodafone Albania.

Lexo: Anulohet Eurovision, për herë të parë në histori

Aty ju pret instruktori përkatës i ICTSlab dhe së bashku me shokët/ shoqet e klasës do të zhvilloni një orë mësimore, vetëm se këtu është një klasë virtuale ku secili do të paraqitet me video dhe audio sipas nevojës.

Në të majtë të ndërfaqes së klasës gjendet paneli i Bisedës me Kamër, poshtë tij biseda me tekst në grup dhe privat. Në të djathtë janë disa mjete të tjera për shpërndarjen e përmbajtjeve të ndryshme si dokumente, materiale, video Youtube, dërrasë të bardhë, PDF etj.

Gjatë orës mësimore pjesëmarrësit mund të zgjedhin të ndajnë pamjen e desktopit të tyre.

 PCWorld

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0