65-vjeçarët shqiptarë, jetojnë mesatarisht edhe 17.5 vite më shumë, më jetëgjatët në rajon - Business Magazine Albania

65-vjeçarët shqiptarë, jetojnë mesatarisht edhe 17.5 vite më shumë, më jetëgjatët në rajon

Shqiptarët, edhe pse me treguesit ekonomikë dhe të mirëqenies janë më dobët se në rajon, jetojnë më gjatë. Sipas të dhënave të Eurostat, një shqiptar në moshën 65 vjeç jeton mesatarisht edhe 17.5 vite, më shumë se çdo banor tjetër i rajonit, por 3-5 vite më pak se moshatarët e tyre në vendet e BE. Jetëgjatësia në vendet e Ballkanit Perëndimor është më pak se 17 vite për personat 65 vjeç. Të dhënat tregojnë se pas shqiptarëve, jetojnë të moshuarit maqedonas me 16.4 vite jetë, malazezët me 16 vite dhe serbët po kaq.

Në BE jetojnë më gjatë 65-vjeçarët në kryeqytetin spanjoll, Madrid me mesatarisht, 23.2 jetë. Në vitin 2018, një banor i BE-së që ka mbijetuar deri në moshën 65 vjeç, pret të jetojë mesatarisht edhe 20 vite të tjera. Nivelet më të larta të jetëgjatësisë në këtë moshë u regjistruan në një seri rajonesh nga Spanja veriore nëpër pjesën më të madhe të Francës perëndimore dhe jugore dhe në pjesët veriore dhe qendrore të Italisë, si dhe rajonin veriperëndimor grek të Ipeiros.

Një analizë më e detajuar e rajoneve të nivelit të dytë zbulon se në vitin 2018, një person në moshën 65 vjeç që jeton në rajonin e  Madridit pret të jetojë edhe 23.2 vjet të tjera, mesatarisht, dhe po kështu edhe 65-vjeçarët e Rajonit Ile de France presin të jetojnë 23.0 vjet. Në të kundërt, jetëgjatësia për 65-vjeçarët është dukshëm më e ulët në shumicën dërrmuese të rajoneve në vendet anëtare të Lindjes dhe Baltikut. Nivelet më të ulëta të jetëgjatësisë në 65 vjet janë regjistruar në dy rajone bullgare, ku një person 65 vjeç mund të presë të jetojë, mesatarisht, edhe 15,7 vjet.

Në fund të viteve 2030, jetëgjatësia mesatare për burrat shqiptarë do të jetë 80 vjeç dhe për gratë 83.5 vite, sipas projeksioneve bazë të INSTAT të publikuara këto ditë. Në vitin 2017, jetëgjatësia në lindje u llogarit 77,4 vite për burrat dhe 80 vite për gratë. Kjo do të thotë se gratë jetojnë rreth 3 vite më shumë se burrat. Kjo distancë parashikohet të ruhet edhe në dekadën në vijim. Projeksionet e jetëgjatësisë morën për bazë indikatorin jetëgjatësinë në lindje. Jetëgjatësia në lindje varet nga gjinia sepse natyralisht gratë kanë gjithmonë jetëgjatësi më të lartë se burrat. Të tria hipotezat e INSTAT projektojnë rritjen e jetëgjatësisë në lindje, por me ritme të ndryshme sipas varianteve.

MONITOR

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0