6 shembuj të aplikimit të inteligjencës artificiale në jetën reale - Business Magazine Albania

6 shembuj të aplikimit të inteligjencës artificiale në jetën reale


Nëse bëni një kërkim në Google, rezervoni një udhëtim në internet ose merrni një rekomandim produkti nga faqet e-commerce; inteligjenca artificiale (IA) duket të jetë duke ju përgjuar në background. Për ata që akoma nuk e dinë se teknologjitë si machine learning, IA dhe deep learning janë e ardhmja, atëherë në këtë artikull do të prekim gjashtë aplikime në jetën reale të IA dhe Machine learning.

Lexoni: Jo më titra fyese në Instagram, ‘ju kap’ inteligjenca artificiale

  1. Suporti ndaj klientit

Në kohët e sotme, është shumë e vështirë të gjesh një faqe të mirë online që do të ofrojë vetëm një lloj suporti për klientët e teknologjisë së lartë, përveç qasjeve tradicionale, të cilat mund të mirëmbahen duke përdorur një email ose telefon. Kanalet tradicionale të suportit ndaj klientëve u kushtojnë bizneseve para së bashku me humbjen e burimeve njerëzore, të cilat mund të koordinohen nga mënyra progresive të zgjuara dhe inovative.

Me ndihmën e asistentëve me aftësi IA, makineritë mund t’ju përgjigjen të gjitha pyetjeve tuaja dhe t’ju ndihmojnë të merrni një produkt të veçantë bazuar në përshkrimin tuaj dhe shumë më tepër. Përvoja e blerjeve online mund të përmirësohet në mënyrë të pasur nga chatbot pasi ndihmon në rritjen e mbajtjes së përdoruesit duke dërguar reminders dhe njoftime, duke ofruar përgjigje spontane kur krahasohet me asistentin njerëzor, i cili gjithashtu ndihmon në uljen e kohës së përgjigjes.

  1. Përvojë e pasur për blerjet

Ne e dimë se si blerjet online ju lejojnë të grumbulloni dhe ruani një pjesë të madhe të të dhënave tuaja, pavarësisht nëse dëshironi t’i jepni apo jo. Shihet që Google Analytics pajis një dyqan online me të dhëna si zonën, programin, pajisjet dhe identifikon sesi përdoruesi e harxhon kohën në secilën faqe.

Duke zbatuar IA në dyqanin tuaj online, është e mundur që administratori i dyqanit të personalizojë përvojën e klientit në një nivel më të thellë. Një personalizim i tillë rezulton në sugjerime produktesh, mesazhe, etj., të cilat vijnë veçanërisht për ju së bashku me përmbajtjen dinamike e cila modifikohet sipas kërkesave të përdoruesit.

Dyqanet online mund të ndryshojnë monedhën dhe ndërfaqen në mënyrë automatike duke dërguar njoftimet bazuar në produktet më të shitura dhe duke ofruar afate kohore për produktet e dëshiruara.

  1. Shëndetësia

IA dëshmon të jetë një element shumë i rëndësishëm në fushën e kujdesit shëndetësor duke përmirësuar secilën pjesë të industrisë në baza virtuale. IA është zbatuar në çdo fushë, qoftë ajo për të mbrojtur të dhënat personale të pacientit kundër hakerëve në internet qoftë në asisitimin e operacioneve.

Shihet shpesh që shërbimet medicinale po përjetojnë procedura gjithnjë e më të kota duke rritur shpenzimet e restaurimit për një kohë të gjatë. Një asistent IA gjatë fluksit të punës ndihmon mjekët në lirimin e orareve të tyre duke zvogëluar kohën dhe kostot në mënyrë që të thjeshtojnë proceset dhe të hapin rrugë të reja për industrinë.

  1. Financat

IA në industrinë e financave është një zgjidhje e përsosur pasi sektori financiar varet shumë nga raportimi në kohë reale, saktësia dhe përpunimi i pjesëve më të mëdha të të dhënave sasiore që ndihmon më tej për të marrë vendime vendimtare. IA ndihmon përdoruesit që të punojnë me sektorin e financave në një mënyrë më të shpejtë duke zbatuar machine learning, algorithmic trading, inteligjencën adaptive, automatizimin dhe chatbotet për një grup procesesh.

  1. Makinat smart

Kur bëhet fjalë për aplikimet e IA, vështirë se mund të merrni një demonstrim më të spikatur dhe më të mirë të teknologjisë, e cila mund të shfaqet më shumë në makinat smart dhe dronët që po i realizojnë ato me të njëjtën teknologji. Të gjithë emrat e mëdhenj si Amazon dhe Walmart po investojnë shumë në drone për dorëzimin e pakove që po rrisin efikasitetin e shpërndarjes. Me këtë teknologji, shumë çështje të transportit dhe administrimit mund të zgjidhen shumë më shpejt.

Lexoni: A do të krijojë Inteligjenca Artificiale më shumë punë apo do t’i “vrasë” disa vende të punës

  1. Udhëtimi dhe Navigimi

IA është duke u bërë një nga mjetet kryesore për ofruesit e shërbimeve dhe përdoruesit. Nga sugjerimi i një rrugë më efiçente për në shtëpi deri tek planifikimi i udhëtimeve, IA ka tendencë të ndihmojë njerëz drejt hapit të madh. Në mënyrë të veçantë, agjencitë e udhëtimit po përfitojnë nga përdorimi i pajisjeve të zgjuara.

Një numër i madh i përdoruesve rishikojnë këshillat për udhëtimet dhe hulumtojnë monumentet lokale duke prenotuar udhëtime në këto pajisje me ndihmën e asistentëve të udhëtimit me IA. Në të njëjtën mënyrë, chatbots po ndryshojnë biznesin duke inkurajuar ndërmjetësimin ashtu si njeriu, kosto më të ulëta rezervimi dhe kohë më të shpejtë reagimi.

/itnewsafrica

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0