6 mësime që ky themelues mori nga një fshat Indian, nga të cilat mund të mësoni dhe ju - Business Magazine Albania

6 mësime që ky themelues mori nga një fshat Indian, nga të cilat mund të mësoni dhe ju


Blaze Arizanov Kaspian folës në AllWebMK 2018, një shkrimtar dhe bashkëthemelues i startup-it indian StayUncle, me origjinë nga Maqedonia, para 7 vjetësh ka shkuar në Indi dhe që atëherë e ndan qëndrimin mes Maqedonisë dhe Indisë.

Lexoni: 5 mësime lidershipi nga kapitenët e Kupës së Botës

Dikur ai vizitoi një fshat të vogël pranë Varanasit në Uttar Pradeshin Lindor për të kaluar disa kohë me familjen e bashkë-themeluesit dhe për të kuptuar mënyrën e jetesës indiane në brendësi. Ishte një udhëtim që ka ndryshuar kuptimin e tij për Indinë në shumë mënyra. BusinessMag në këtë artikull ju sjell se çfarë mësimesh ka përjetuar dhe mësuar Blaze, nga të cilat mund të nxirrni edhe ju një mesazh për veten tuaj.

  1. Familja e madhe indiane (dhe jo vetëm) nuk është zhdukur

Pashë 15 vetë që jetonin së bashku në të njëjtën shtëpi me dashuri, kujdes dhe mirëkuptim, një lidhje që nuk e kam parë në Indinë urbane.

  1. Kujdesi për të moshuarit

Kur më të moshuarit e familjes sëmureshin, nuset, fëmijët madje edhe gjyshet e moshuara konkurronin me njëri-tjetrin për t’u kujdesur: kush mund t’i shërbejë pjatën e ushqimit, cili do të masazhojë këmbët dhe kush do të sjellë një gotë ujë.

  1. Mikpritja e pakrahasueshme

Ata praktikisht ‘luftonin’ me njëri-tjetrin në përpjekje për të më shërbyer mua me ushqimet më të shijshme që kam shijuar ndonjëherë në jetën time.

  1. Pranimi i tjetrit dhe vullneti për të mësuar

Më kërkuan të zhvilloj një seancë joge për anëtarët e familjes. Gjyshja, tre nuset, një nga bashkëshortët e tyre, dy adoleshentë dhe madje një fëmijë, morën pjesë në seancë. Ishte një përvojë e pabesueshme për mua. Kurrë nuk kam parë anëtarë nga tre breza të gatshëm për të mësuar në të njëjtën kohë. Shtëpia gumëzhinte nga zhurmat dhe nga të qeshurat.

Lexoni: 4 mësime për të arritur qëllimet tuaja

  1. Metoda antike të shëndetit dhe higjienës

Deri disa dekada më parë njerëzit në Indinë rurale përdornin kripën dhe menten për të ruajtur higjienën orale. Colgate arriti dhe ndryshoi zakonet e tyre. Dhe gjeni çfarë, tani edhe Colgate përdor kripën në pastën e dhëmbëve.

  1. Çdo gjë në emër të zotit

Unë u tundova për të provuar besimin e indianëve në zotat e tyre. Një ditë u përpoqa t’i shisja një shkop menteje një fshatari për 10 rupi. Ai qeshi me mua dhe u largua pa interes. Për fshatin tjetër ndryshova strategjinë time, “Ky është një shkop i veçantë, të cilin ma ka dhënë një prift Brahmin nga tempulli i Kashi Vishwanath në Varanasi. Shkopi është i bekuar me magjepsje dhe do të sjellë mirëqenie për atë që do ta blejë.” Fshatari u mendua për disa sekonda dhe më dha 10 rupi.

burimi: openroadreview

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0