5 mësime lidershipi nga kapitenët e Kupës së Botës - Business Magazine Albania

5 mësime lidershipi nga kapitenët e Kupës së Botës


Përtej tabelës së rezultateve, FIFA po nxjerr në pah yjet e Kupës së Botës dhe historitë e tyre online duke u dhënë tifozëve anembanë botës një pamje të personave që udhëheqin ekipet e tyre në ndeshjet titullare.

Duke qenë një udhëheqës i zgjedhur nga ekipi është një nder, por edhe një përgjegjësi. Nderi është se suksesi i tyre po merr mirënjohje, prandaj dhe kolegët i kanë zgjedhur si udhëheqës të tyre. Përgjegjësia është kërkesa e shtuar e ekipit dhe vendit, pasi ata mbështeten tek kapitenët e tyre për t’i bërë krenarë.

A doni të udhëhiqni ekipin tuaj drejt qëllimit? Aplikoni këto pesë aftësi lidershipi nga pesë kapitenët e Kupës së Botës që do t’ju ndihmojnë të bëheni lideri në kompaninë apo industrinë tuaj.

  1. Fokusi

Harry Kane i Anglisë mban nderin e kapitenit për ekipin e tij. Kane është i njohur se ka shënuar një numër të madh golash dhe që zotëron një fokus të madh në lojë. Ai luan me shumë pasion dhe këmbëngul që të përmirësojë veten dhe të bllokojë kundërshtarët. Shumë lojtarë legjendarë para tij kanë veshur të njëjtën shirit; ky shirit është simbol i besimit në aftësitë e kapitenit dhe një pritshmëri e lartë e potencialit të tij si udhëheqës.

Ju gjatë rrugës tuaj do të haseni me shumë zhurmë të padëshiruar që tenton t’ju tërheqë vëmendjen nga qëllimet tuaja. Është e rëndësishme që të mund të filtroni dhe të merrni më të mirën.

  1. Përshtatshmëria

Radamel Falcao, golashënuesi kryesor i Kolumbisë, ishte ai i cili do të udhëhiqte skuadrën e tij në fitoren e Kupës së Botës. Ai është i njohur që të përshtatet me rrethanat ku gjendet duke përfituar nga mundësitë që i jepen. Ai është një lojtar i balancuar.

Lexoni: Teknika e përdorur nga trajneri i Anglisë që çoi ekipin në Kupën e Botës, të cilën mund ta përdorësh edhe ti

Si një udhëheqës duhet ta dini vlerën tuaj dhe të mësoni se si të shfrytëzoni burimet që keni në dorë për t’ju udhëhequr drejt suksesit. Kjo kërkon fleksibilitet për të krijuar shtigje të reja dhe aftësi për të kapërcyer pengesat hap pas hapi.

  1. Besueshmëria

Tre vjet më parë Aron Gunnarsson nga Islanda udhëhoqi ekipin e tij drejt Kampionatit Europian të UEFA 2015 edhe këtë vit ai udhëhoqi ekipin në Kupën e Botës. Performanca e tij është e qëndrueshme dhe ai luan në pikat e forta të tij. Ai e merr seriozisht rolin e tij udhëheqës dhe është përshtatur dukshëm në pozitën e mesfushorit. Prania e tij ndihet tek ekipi i tij.

Ekipi juaj duhet të dijë se ata mund të varen tek ju në çdo moment. Kur jeni të besueshëm, të tjerët janë të gatshëm të marrin më shumë rreziqe, sepse ndihen të sigurtë dhe besojnë se do të jeni atje me ta.

  1. Frymëzimi

Përgatitja e Neymar da Silva Santos Júnior si kapiten i ekipit kombëtar të Brazilit është veçanërisht prekës. Duke e mbajtur atë në krye është motivues për pjesën tjetër të ekipit dhe tifozëve, sepse ai kapërceu dëmtime të mëdha në mënyrë që të luante në Kupën e Botës. Historia e tij është një frymëzim për të gjithë.

Ju dhe ekipi juaj do të duhet të përballoni shumë vështirësi në një moment apo në një tjetër. Është e rëndësishme që, kur shpërblimet vonohen, ju i frymëzoni të tjerët që të vazhdojnë me përpjekjet e tyre.

  1. Qëndrueshmëria

Essam Al Hadary nga Egjipti ishte kapiteni më i vjetër në Kupën e Botës. Përvoja e tij e gjatë i ka mësuar atij që ndonjëherë duhet të merren vendime dhe sakrifica të vështira në procesin e arritjes së qëllimeve. Ai u largua nga të qenit portier dhe u zëvendësua nga një koleg më i ri, por ai ende shërben si kapiten i ekipit. Ai është duartrokitur ngaqë ka mbështetur ekipin e tij me udhëheqjen e tij, pavarësisht nga zhgënjimet e tij personale.

Kur përballeni me sfida dhe vendime kyçe, është e rëndësishme të qëndroni të fokusuar dhe mbështetës. Ju do të përjetoni shumë sfida gjatë rrugës si lider dhe është e rëndësishme që të mbani pjesën tjetër të ekipit në rrugën e duhur dhe të motivuar edhe kur mund të ndjeni të kundërtën.

Si udhëheqës, ju jeni vizibël dhe një frymëzim për të tjerët. Demonstroni se pse mbani titullin e udhëheqësit çdo ditë, veçanërisht kur merrni vendime në kohën e lojës.

burimi: inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0