6 këshillat që Bill Gates ka për studentët

6 këshillat që Bill Gates ka për studentët


Bill Gates nuk ka qenë një nxënës model. Por si njeriu i dytë më i pasur në botë, ai i di disa gjëra kur flitet për suksesin.

Bashkëthemeluesi i Microsoft ka dhënë këshilla për studentët gjatë viteve përmes intervistave, fjalimeve të hapura dhe rrjeteve sociale.

Këto janë disa nga këshillat më të zgjuara nga Gates për ata që do të përballen me botën e vërtetë.

Lexoni: Këshilla karriere nga Bill Gates

Inteligjenca Artificiale, energjia dhe shkencat sigurojnë diploma të mira.

Në fund të vitit shkollor 2017, Gates shkroi në Twitter se studentët e rinj të universiteteve do të bënin mirë të studionin një nga këto tre degë, duke parë rëndësinë e tyre në dekadat në vijim.

Ai i quan ato “fusha premtuese” ku mund të bëni një impakt të madh.

Rrethojeni veten me njerëz që ju sfidojnë.

Gates gjithashtu ka këshilluar studentët të jenë të kujdesshëm se me kë zgjedhin të kalojnë kohën, nëse janë në kërkim të rritjes dhe përmirësimit të vetes.

Ai theksoi atë që shoku i tij më i mirë, Warren Buffett, ka thënë: “Ju do të lëvizni në drejtimin e njerëzve me të cilët shoqëroheni”, kështu që zgjidhni me mençuri.

Për Gates, ky person është bashkëshortja e tij prej 23 vitesh, Melinda.

Optimizmi mund t’ju çojë larg.

Ajo që ky mesazh përfaqëson është diçka tjetër: Optimizmi mund të çojë në veprim.

Së bashku me Melindën, Gates theksoi në fjalimin e tij në Universitetin e Stanford se “edhe në situatat më të vështira, optimizmi ushqen risi dhe sjell forma të reja për të zhdukur vuajtjet.”

Por kleçka është që “nëse nuk shihni kurrë njerëzit që vuajnë, optimizmi juaj nuk mund t’i ndihmojë ata.”

Beso se bota po bëhet një vend më i mirë dhe mund të përmirësohet dhe më shumë.

Është e çuditshme se si herë pas here, Gates u rikujton njerëzve se bota është bërë një vend shumë i mirë. Ai gjithashtu rekomandon librin Ëngjëjt më të mirë të natyrës sonë, nga shkencëtari Steven Pinker, si provë.

“Nëse mendon se bota po bëhet më e mirë, ti dëshiron ta shpërndash progresin te më shumë njerëz dhe vende,” tha ai. “Kjo nuk do të thotë që t’i po injoron problemet me të cilat përballemi çdo ditë. Ti thjesht beson se çdo gjë mund të zgjidhet.”

Ki bindjet e tua, por gjithmonë qëndro kurioz.

Gates e konsideron veten një student të përjetshëm. Ai lexon rreth 50 libra në vit.

Shpesh, këto libra informojnë pikëpamjen e tij për botën. Por herë pas here diçka ndodh duke shkatërruar atë pikëpamje, dhe atij i duhet të rishikojë këndvështrimin e tij.

“Ti përpiqesh dhe parashikon se çfarë mund të ndodh,” tha ai, “më pas kur ajo gjë nuk ndodh, ti mendon: “Çfarë është gabim në modelin që kam krijuar unë për botën?”

Mendoni për pabarazitë në botë.

Gates ju ka treguar shpesh studentëve se një nga pendesat e tij më të mëdha kur la Harvardin ishte mungesa e vetëdijes për pabarazitë e botës në shëndetësi, pasuri dhe burime.

Në fjalimin e tij në Harvard në vitin 2007, Gates iu tha të diplomuarve të marrin në konsideratë përgjegjësinë për të qenë aq të vetëdijshëm për këto fakte dhe ndoshta edhe t’i korrigjojnë ato.

/WeForum

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0