Këshilla karriere nga Bill Gates » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes

Këshilla karriere nga Bill Gates

Njeriu më i pasur në botë  di një apo dy gjëra rreth suksesit.

Bill Gates ka ndërtuar një nga kompanitë më të fuqishme në botë, ka dhuruar miliarda dollar për bamirësi dhe gjithmonë ka ndryshuar mënyrën se si makineritë dhe njerëzit bashkëveprojnë. Sot njeriu më i suksesshëm i cili braktisi universitetin për t’u bërë ky që është sot, ka arritur një tjetër moment të rëndësishëm: 60 vjetorin e tij.

Ndërkohë që Gates është më pak i prirur për të kërkuar vëmëndje ndryshe nga kolegët e tij miliarderë si Richard Branson dhe Elon Musk, ai ka qënë frymëzim për shumë njerëz në të gjithë botën në këto 4 dekadat e fundit, për shumë arsye të dukshme.

“Më pëlqen puna ime sepse nga ajo mësoj shumë. Më pëlqen të jem i rrethuar me njerëz të zgjuar të cilët çdo ditë përpiqen të zbulojnë gjëra të reja. Më pëlqen fakti që nëse njerëzit përpiqen sa duhet ata mund të zbulojnë se si të krijojnë gjëra që kanë një impakt. Nuk më pëlqen të harxhoj kohën aty ku nuk flitet për gjëra të reja apo ku nuk mund të jesh krijues,” ka thënë Gates për Playboy në vitin 1994.

Me të ardhurat që kapin shifrën e 79.2 miliardë dollarë, Gates vazhdon të jetë njeriu më i pasur në botë, një record ky të cilin e ka mbajtur për 15 nga këto 20 vitet e fundit, sipas Forbes. Por duke u bërë CEO i Microsoft në vitin 2000, Gates akoma dhe më shumë i përdorur paratë e tij për bamirësi. Përmes punëse së tij filantropike me Fondacionin Bill dhe Melinda Gates, ai dhe bashkëshortja e tij janë përqëndruar në përmirësimin e arsimit, shpërndarje e përkujdesjes shëndetësore nëpër botë dhe rritjen e mundësive ekonomike për familjet me të ardhura të pakëta.

Po çfarë duhet të presim nga Gates në të ardhmen? Ndoshta ai do të bëhet më tradicional dhe do të kalojë nga kodimi kompjuterik në shkrimin me dorë, diçka të cilën e ka përmendur në intervistën e tij në vitin 1994.

Playboy: Pse nuk shkruani një libër?

Gates: Nëse do ta kisha në plan, do të bëja një libër për të ardhmen jo për të shkuarën. Kur të arrij në një moshë më të madhe, 60 vjeç për shembull, atëherë ndoshta do të reflektoj.

Meqënëse ai sot e ka arritur atë moshë, le të reflektojmë mbi disa nga këshillat e karrierës së Bill Gates:

/Money

Evente