6 Gjëra që çdo lider i ri duhet t'i dijë

6 Gjëra që çdo lider i ri duhet t’i dijë

~5 minuta lexim


Nga Bernard Coleman, menaxher në Uber

Që nga koha kur u bëra menaxher gati 15 vjet më parë, kujtoj se kam bërë shumë gabime, disa pa qenë nevoja. Kur marr parasysh ato që di tani, mendoj se do të ishte e dobishme të kisha dikë që mund të më drejtonte në rrugën e duhur.

Lexoni gjithashtu: 

Këtu janë gjashtë këshilla për të cilat çdo lider i ri ka nevojë:

  1. Besojini instinktit tuaj

Si liderë, ne duhet t’u besojmë instikteve tona. Këtu përfshihet mbledhja e të dhënave dhe të gjitha burimeve të informacionit për të marrë vendime të informuara.

  1. Kërkoni këshilla

Mos jini shumë krenarë për të kërkuar këshilla nga të tjerët. Asnjëherë nuk është keq të kesh më shumë informacion.

Kërkoni udhëzime nga një mentor, një bashkëmoshatar, një koleg. Këshillat janë këshilla, pavarësisht se nga vijnë. Mos harroni, këshillat janë miku juaj kurse injoranca është armiku juaj.

Lexoni:

Dështimi është mësim

Kur isha më i ri, kisha shumë frikë nga dështimi, saqë qëllimi im kryesor ishte që të mos bëja gabime për një vit. Por, kjo është problematike për tre arsye: (A) nuk është një qëllim i mençur, (B) është një qëllim jo i natyrshëm, nëse jo një qëllim i pamundur dhe (C) të bësh presion të padrejtë mbi veten tuaj nuk është e shëndetshme.

Askush nuk është i përsosur dhe gabimet padyshim që do të ndodhin, pyetja është se si t’i përgjigjeni dështimit. Sot, unë bëj përmirësime kur has në një pengesë për të siguruar që të mos ndodhë përsëri dhe ato dështime bëhen mësime për të ardhmen.

Lexoni: Si ta kuptoni nëse dikush është një lider i madh?

  1. Prakticiteti mbi krenarinë

Krenaria ndonjëherë mund të mposhtë mendimin praktik- mos e lejoni. Si lider, njerëzit do t’ju kërkojnë që t’i drejtoni. Lidershipi dhe të qenit në vendin e parë mund të jetë joshës, por ai kërkon aftësi të caktuara. Lidershipi është një përzierje e përulësisë dhe ambicies.

  1. Premtoni pak, e punoni shumë

Si liderë të rinj, ne jemi shpesh të etur për t’i kënaqur njerëzit, kështu që vendosim qëllime tepër ambicioze, të cilat kurrë nuk mund të përmbushen dhe në këtë mënyrë dështojmë përfundimisht.

Bazoni të gjitha premtimet tuaja në atë që mund ta bëni në të vërtetë. Në fund të fundit, bëhet fjalë për rezultate të vogla dhe të mëdha, jo madhështore.

  1. Jini vetvetja

Më e rëndësishmja, mos u bëni lideri që të tjerët dëshirojnë të jeni, por ai që ju dëshironi të jeni.

Shumë herë, unë kisha një drejtues të cilin e admiroja dhe përpiqesha ta imitoja, por duhej të mësoja të ndihesha rehat në lëkurën time dhe të zotëroja stilin tim të lidershipit. Është mirë të kërkosh nga të tjerët për frymëzim, por është më e rëndësishme të gjeni vlerën tuaj unike.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Teknologjia nuk është asgjë. E rëndësishme është që të kesh besim te njerëzit.”
— Steve Jobs
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0