Elon Musk cilësohet si lideri më frymëzues në teknologji për vitin 2019

Elon Musk cilësohet si lideri më frymëzues në teknologji për vitin 2019


Pas Musk renditen titanët e tjerë të teknologjisë të disa prej kompanive më të mëdha në botë, përfshirë Jeff Bezos-in e Amazon dhe Satya Nadella të kompanisë Microsoft.

Ekzistojnë disa arsye pse CEO i SpaceX dhe Tesla u vlerësua si më frymëzuesi. Një nga këto arsye është fakti që Musk nuk frikësohet t’i vendosë vetes qëllime të mëdha.

Lexoni: Ja pse nuk duhet t’ju interesojë sa orë punon Elon Musk

Në një kohë kur ideja e fluturimit privat hapësinor konsiderohej e çmendur, ose ideja e një makine elektrike konsiderohej e papranueshme, me vendosmërinë e Musk-ut këto gjëra tani janë bërë realitet. Musk ka një tendencë të mos i mbajë premtimet për shkak të optimizmit të tij, por gjithsesi ai i përmbush ato, edhe pse pak vonë.

Lexoni: Elon Musk: Pronarët e Tesla mund të fitojnë $ 30,000 në vit me projektin robotaxi

Një arsye tjetër e cilësive frymëzuese të Musk-ut është mungesa e hezitimit të tij për të vendosur veten në rrezik. Gjatë ditëve të para të SpaceX, Musk investoi gjithçka në suksesin e kompanisë hapësinore dhe udhëhoqi Tesla-n gjatë krizës financiare të vitit 2008.

Musk kurrë nuk e ka braktisur këtë zakon. Ai fjeti në një divan në njërën prej dhomave të konferencave të fabrikës së Tesla-s, kur kompania po përballej me probleme të mëdha. Kur u pyetën pse vendos ta fusë veten në rrezik, ai u tregua i sinqertë.

“Arsyeja që fjeta në dysheme nuk ishte se unë doja që rrethanat e mija të ishin qëllimisht më të vështira se kushdo tjetër në kompani. Çfarëdo dhimbjeje që ndjenë ata, unë doja që imja të ishte më e madhe. Kjo është arsyeja pse e bëra këtë”, tha ai.

E njëjta gjë vlen për përmirësimet e kompanisë në teknologjinë e saj Autopilot. Në një deklaratë për shtypin, anëtarët e ekipit të zhvillimit të kësaj teknologjie zbuluan se Musk përdor veten si subjektin kryesor të testimit për sistemet e kompanisë. Kjo rezulton në një rrezik për CEO-n, sa anëtarët e ekipit deklaruan se Musk e gjen veten në “situata në të cilat shumë prej nesh nuk do të dëshironin të futeshin”

Teslarati

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0