50 vjet më parë u bë telefonata e parë në celular - Business Magazine Albania

50 vjet më parë u bë telefonata e parë në celular

50 vjet më parë u bë telefonata e parë në celular

Pesëdhjetë vjet më parë, bota e komunikimit ndryshoi përgjithmonë. Në fakt, në vitin 1973 u bë telefonata e parë me celular në histori. Një ngjarje e cila edhe pse kaloi pothuajse pa u vënë re në atë kohë, do të kishte pasoja të rëndësishme në jetën e njerëzve dhe në zhvillimin teknologjik të dekadave në vijim. Lansimi i tij shënoi fillimin e një revolucioni që do ta bënte celularin një nga objektet më të domosdoshëm në jetën tonë të përditshme.

Sot, pesëdhjetë vjet pas asaj telefonate historike, telefoni në fjalë është kthyer në një objekt koleksionist shumë të lakmuar.

Ka ende në qarkullim, por shumë pak janë në gjendje perfekte dhe punojnë. Pikërisht për këtë, vlera e tij mund të arrijë shifra shumë të larta. Bëhet fjalë për dhjetëra mijëra euro për modelet më të rralla dhe më të ruajtura.

Lexo: Katër ‘soft skills” të dobishme për çdo pozicion pune.

3 Prilli shënon pesëdhjetë vjetorin e telefonatës së parë të bërë me celular. Ajo u krye nga inxhinieri amerikan Martin Cooper, i cili në atë kohë punonte për Motorola, më 3 prill 1973 dhe filloi procesin e gjatë të zhvillimit teknologjik që çoi në smartfonin e sotëm. Telefoni i parë celular peshonte mbi një kilogram (pothuajse 1 kg e gjysmë), kishte një autonomi prej vetëm 30 minutash dhe iu deshën të paktën 6 orë për t’u rimbushur.

Po flasim për Motorola DynaTAC, ai kishte një antenë pothuajse 30 centimetra të gjatë dhe mund të përdorej vetëm për thirrje zanore. Në fakt, veçoritë e mesazheve, kamerave apo internetit që ne i marrim si të mirëqena sot nuk ekzistonin ende. Motorola DynaTAC është një familje e telefonave celularë nga Motorola Inc. që u tregtua nga viti 1984 deri në 1994.
Lexo: Pse dhimbjet e kokës vijnë gjithmonë në të njëjtën kohë?

Pothuajse të gjitha modelet e telefonave Motorola DynaTAC janë portative. Një përjashtim është Motorola DynaTAC 6000XL i cili është një telefon makine. Rëndësia historike e familjes së telefonave celularë Motorola DynaTAC është e jashtëzakonshme pasi telefoni i parë celular portativ në histori i përket kësaj familjeje.

Në treg, çmimet mesatare për të blerë një telefon DynaTac janë rreth 1000 euro, por ka edhe nga ata që kërkojnë më shumë se 120.000 euro për një shembull në gjendje perfekte.  tecnologia

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0