5 Teknologjitë më interesante që do të debutojnë në vitin e ardhshëm

5 Teknologjitë më interesante që do të debutojnë vitin e ardhshëm


Nga John Brandon, shkrimtar i teknologjisë

Parashikimi i trendeve të teknologjisë nuk është aq i vështirë sa duket.

Këto janë risitë që priten vitin e ardhshëm.

  1. Do të vozitni një makinë autonome plotësisht funksionale

Kanë kaluar disa vite që kur kam shkruar një artikull për Inc Magazine rreth makinave autonome. Në vitin 2020, parashikoj një kompani –  Tesla ose Google – që do të lançojë një makinë plotësisht autonome që drejtohet vetë dhe është dizenjuar për rrugët publike. Tesla tashmë është afër, me automatizimin e vozitjes dhe shpejtësisë së makinës në autostradë.

Lexoni gjithashtu:

https://businessmag.al/shoferi-i-makines-tesla-kapet-duke-fjetur-gjate-vozitjes-ne-autostrade/

  1. Syzet me të vërtetë do të zëvendësojnë telefonin tuaj

Raportet në lidhje me zhvillimin e syzeve të Apple që mund të zëvendësojnë telefonin tuaj më bënë të mendoja: Dikush do të fillojë të bëhet konkurrent i madh për Apple. Parashikoj që një startup do të ndërtojë syze që funksionojnë si telefon, si një ekran i vogël që në të vërtetë funksionon si një smartphone dhe ofron regjistrim në video, thirrje dhe gjithçka tjetër që mund të bëjë një telefon. Kjo nuk është e njëjtë me Google Glass, ose Amazon Echo. Unë po mendoj për një telefon plotësisht funksional që mund ta përdorni si syze.

  1. Bots do ta parashikojnë sjelljen tuaj

Një nga avancimet më interesante me voicebots kohët e fundit ka të bëjë me Asistentin Google. Mund ta ndjejë kur jeni afër tij dhe t’ju tregojë motin. Ju nuk keni nevojë të flisni. Në vitin 2020, bots do të shkojnë disa hapa përtej kësaj. Parashikoj se ata do ta dinë se çfarë duam. Unë zakonisht pyes për motin në të njëjtën kohë çdo mëngjes. Vitin tjetër do të jetë më e lehtë, nuk do të më duhet të pyes fare. Bots do të mësojnë se çfarë bëjmë dhe kur e bëjmë dhe do të ofrojnë zgjidhje për problemet tona, do të ndajnë informacione të reja, ose madje do të caktojnë një takim pasi të lexoni email-in tuaj. Ata madje mund të parashikojnë se kur mund të sëmuremi (është vërtetuar se këtë mund ta bëjë Apple Watch), dhe të sugjerojnë dhurata për ditëlindje.

Lexoni:

https://businessmag.al/behuni-gati-per-gjeneraten-alexa/

  1. Amazon do të lançojë një telefon, përsëri

Unë e kam parashikuar një herë që Amazon do të lançojë një telefon dhe telefoni Amazon Fire u prezantua jo shumë kohë më vonë. Kompania më e madhe në teknologji do ta provojë edhe një herë me telefonat. Me një telefon, Amazon mund të tërheqë më shumë klientë për Prime Video. Koha është gjithçka. Ndoshta Amazon Fire thjesht nuk i tërhoqi përdoruesit e iPhone në atë kohë, por unë po parashikoj në vitin 2020 që edhe Apple mund të jenë gati për të ndryshuar rrjedhën e produkteve të saj. Ideja ime për këtë mundësi ndryshimi është një telefoni Kindle nga Apple.

  1. Mediat sociale do të shkatërrohen

Zakonisht bëj parashikime për teknologjinë që mund të përmirësojë jetën tonë. Në rastin e mediave sociale, parashikoj se do të shkatërrohen. Kjo bazohet në disa faktorë. Kohët e fundit janë shfaqur disa aplikacione të reja të mediave sociale si Friendly (që nënkuptohet si një vend i sigurt për ndarje të postimeve) si dhe TikTok (aplikacion që mundëson ndarjen e video-ve në mënyrë kreative). Disa vjet më parë, konkurrentët e Facebook dhe Instagram dorëzoheshin menjëherë. Megjithatë, në lojë është një trend i ri: Facebook ka rënë në zjarr, kryesisht për shkak të lajmeve të rreme dhe shqetësimeve për privatësinë. Në vitin 2020, parashikoj një rënie drastike për platformat ekzistuese të mediave sociale pasi platformat e reja do të ofrojnë një alternative që është më e sigurt dhe private.

Lexoni:

“Gati për të hyrë në ring”: Mark Zuckerberg sfidon të gjithë politikanët që duan të shkatërrojnë Facebook-un

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0