Apple zbulon pajisjet që do të zëvendësojnë plotësisht Iphone-in

Apple zbulon pajisjet që do të zëvendësojnë plotësisht Iphone-in


Apple dëshiron të zëvendësojë produktin e tyre më të famshëm, iPhone me syzet e mençura, brenda një dekade.

Shembujt e parë të syzeve të tilla pritet të shfaqen që në vitin 2022.

Një vit më vonë, modele më “të hijshme” do të shfaqen në treg, ndërsa në 10 vitet e ardhshme, modelet e reja do ‘të eleminojnë’ plotësisht telefonat e mençur.

Lexoni:

Bëjeni iPhone-in tuaj të vjetër të duket si iPhone 11 Pro me këtë sticker të ri

Dëshmitarët thonë se çështja u diskutua në një takim sekret muajin e kaluar në selinë e Apple në Cupertino, sipas The Information.

Në këtë takim u diskutua për dy pajisje të reja:

  • Pajisja e parë, e planifikuar për vitin 2022, është e ngjashme me syzet e realitetit virtual Oculus Quest. Është e pajisur me një ekran me rezolucion të lartë, kamerë të jashtme dhe ka aftësinë për të hartuar mjedisin.
  • Pajisja e dytë, që pritet të lançohet në vitin 2023, duket më shumë si syze dielli, por ka një kornizë të trashë që mban baterinë dhe një procesor. Këto syze janë të dizenjuara për përdorim gjatë gjithë ditës dhe pritet që të zëvendësojnë plotësisht iPhone-in.

Pajisjet e reja do të dizenjoheshin me një ide të thjeshtë: në vend që të shikonit telefonin tuaj, informacioni do t’ju shfaqej brenda fushës së shikimit. Kështu, për shembull, aplikacioni Apple Maps, i shikuar përmes Realitetit të Shtuar, do të mbulonte imazhin që përdoruesi po shikonte përpara tij.

Drejtori Ekzekutiv i Apple, Tim Cook, vazhdimisht ka folur në lidhje me Realitetin e Shtuar (AR), duke thënë se mund të ndryshojë përgjithmonë mënyrën se si e përdorim teknologjinë.

BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0