Amazon sapo lançoi syzet që aktivizohen nëpërmjet zërit
Përditësuar së fundmi: 02/10/2019

Amazon sapo lançoi syzet që aktivizohen nëpërmjet zërit

Share
nga Eridon Elshani
Tet 02, 2019
-Manages Business Mag Kosovo -Studies Philosophy at University of Prishtina
lexo me teper >

Syzet e Amazon Echo Frames mund t’i vishni në zyrë ose në një kafene dhe askush nuk do ta vinte re.

Nga John Brandon, kontributor në Inc

Ideja është që asistenti me zë Alexa do të funksionojë gjatë gjithë kohës që jeni duke i vendosur syzet. Bateria e tyre mund të zgjasë gjithë ditën me një karikim; nëse dëgjoni muzikë, bateria zgjat deri në tre orë.

Lançimi i këtyre syzeve është një mënyrë e shkëlqyer për të përdorur Alexa-n, për të bërë thirrje dhe për të dëgjuar muzikë.

Lexoni:Një punonjës i Amazon fiton lotarinë dhe e lë punën, por kompania mendonte se ai po bënte shaka

E para, ky është një produkt që zgjidh një problem të thjeshtë. Kur jeni duke lëvizur, për të hyrë në Alexa, duhet të nxirrni telefonin nga xhepi dhe të thoni Alexa. Në shtëpi ose në zyrë, ju mund të keni një folës Echo, por jo në një shëtitje në park ose duke udhëtuar për në punë.

Unë e kam thënë shumë kohë më parë që kur produktet si Alexa të bëhen më të përhapura përreth nesh, më në fund do të arrijmë në pikën ku nuk do të kemi nevojë të kontrollojmë telefonin në çdo minutë të ditës.

Lexoni: Kjo është historia interesante se si Amazon për pak e bleu Netflix-in

Një pjesë e arsyes që jemi kaq të lidhur me telefonat tanë është se jemi mësuar t’i përdorim ata gjatë gjithë ditës, por shumë nga gjërat që bëjmë në një telefon mund të bëhen edhe me zë.

Është më e lehtë për të kontrolluar dritat, temperaturën në shtëpinë tuaj, derën e garazhit dhe një alarm sigurie me zë. Në një telefon, duhet fillimisht të hapësh telefonin, të gjesh aplikacionin dhe të klikosh një buton.

Sigurisht, ka përjashtime. Ndonjëherë, ju mund të dëshironi t’i rishikoni veprimtaritë tuaja në mediat sociale dhe madje krijimi i një postimi të ri në Twitter është më i lehtë në telefon sesa me zë. Nuk mund ta parashikoj plotësisht ditën kur do të bëjmë redaktimin e videove me zë.

Lexoni: Amazon teston një sistem për të marrë feedback nga produktet

Ajo që ndryshon me Echo Frames është që ne fitojmë shumë kohë nga ndërveprimet e zërit kur nuk jemi në makinë, në shtëpi ose në zyrë. Unë shoh një të ardhme kur telefoni do të jetë një pajisje dytësore dhe shumica e detyrave tona të përditshme do të kryhen përmes zërit. Kjo përfshin kryerjen e thirrjeve, transkriptimin e një teksti, kërkimin e udhëzimeve, kërkimin në Google e të tjera.

Ekranet do të jenë më të dobishëm për punë të hollësishme.

Amazon Echo Frames janë të shkëlqyera, sepse ato mundësojnë kontrollimin e pothuajse çdo gjëje përmes zërit.

Inc