5 mënyra se si të sillemi me personat që nuk pëlqejmë - Business Magazine Albania

5 mënyra se si të sillemi me personat që nuk pëlqejmë


Është e pashmangshme që të mos hasni çdo ditë të jetës suaj persona me të cilët nuk pajtoheni. Ka disa njerëz me të cilët ju përshtatet karakteri dhe ka disa të tjerë të cilët nuk doni as t’i shihni.

Por si mund të sillesh me dikë që e ke të vështirë komunikimin, me dikë që ka një sjellje të padurueshme? Duhet të kuptoni se ajo çfarë ju mund të ndieni për një person, dikush tjetër mund të ndiejë njësoj për ju. Ne të gjithë jemi qenie njerëzore, në fund të fundit, ne të gjithë kemi gabimet tona.

Lexoni: Pse është i rëndësishëm humori në vendin e punës?

Zakonisht është e mundur vetëm duke i shmangur këta persona dhe duke mos i takuar. Megjithatë në një moment të caktuar do ju duhet të punoni me dikë që nuk ju pëlqen. Në fakt, duke përdorur këto këshilla, mund të zbuloni se një person sfidues mund të ofrojë ende njohuri të dobishme. Ata madje mund të jenë në gjendje t’ju ndihmojnë t’i shihni gjërat nga një këndvështrim tjetër.

Pranoni që asnjë person nuk i pëlqen të gjithë individët me të cilët takohet

E vërteta është se ne nuk do të pëlqejmë të gjithë personat që takojmë. Hapi i parë kur keni të bëni me një individ të vështirë është të pranoni se nuk është e thënë që të jeni dakord me disa njerëz dhe kjo është një gjë normale.

Fakti që nuk i pëlqeni ata nuk ju bën një person të keq, as nuk e bën personin tjetër të tmerrshëm. Por, ne të gjithë duhet të gjejmë një mënyrë për t’u bashkuar dhe për të punuar me njëri-tjetrin. Duke pranuar se jeni në përplasje me dikë, pa gjykuar se kush ka të drejtë, mund të heqë emocionet e forta që shpesh shoqërojnë marrëdhënie të vështira.

Pa marrë parasysh se si nënkuptohet një fjalë apo veprim i bërë, mos e merrni atë si personale

Shpesh njerëzit bëjnë atë që bëjnë për shkak të vetes së tyre, jo për shkakun tuaj. Ata mund të reagojnë ndaj diçkaje në rrethanat e tyre dhe kjo është vetëm një rastësi që ju keni përfunduar në rrethin e tyre. Provoni të zgjeroni prespektivën tuaj për situatën. Një pamje më e gjerë shpesh mund të zvogëlojë keqkuptimin.

Gjithashtu kur këta persona ju provokojnë, mendoni se si të reagoni me qetësi dhe vendosmëri. Kini një pasqyrë të qartë në mendjen tuaj se si do të përgjigjeni. Kjo mund t’ju ndihmojë të shmangni një efekt, në të cilin ju reagoni ashpër dhe ata reagojnë në mënyrë të tepruar ndaj jush në kthim. Mos harroni se çdo situatë përfshin si personin me të cilin po komunikoni ashtu edhe çështjen që po diskutoni. Përqëndrohuni në çështjen, jo në personin në fjalë.

Lexoni: Gjërat më të mira që mund të bëni për të ndryshuar jetën tuaj

Shprehni me qetësi ndjenjat tuaja

Shpesh, është mënyra e komunikimit që çon në probleme më të mëdha. Nëse sjellja dhe stili i komunikimit ju dëmton, mund të jetë koha që të keni një bisedë të ndershme rreth asaj se si ndiheni. Çështja kryesore është ta bëni një gjë të tillë me qetësi dhe në një mënyrë jo konfrontuese, por të sigurtë. Qëllimi është të shpreheni në mënyrë të qartë dhe jo-agresive se si ndiheni dhe roli i tyre në gjendjen tuaj të tanishme pa i fajësuar ata.

Zgjidhni betejat tuaja

Jo të gjitha gjërat ia vlejnë të marrin kohën dhe vëmendjen tuaj. Ndonjëherë nuk duhet të merreni me njerëzit toksiske pasi ata thjesht nuk e meritojnë energjinë dhe angazhimin tuaj. Pyesni veten nëse doni me të vërtetë të kapeni në një argument të zgjatur për një çështje që mund ta anashkalonit.

Lumturia juaj është në duart tuaja

Asnjëherë mos lejoni që një person toksik të kufizojë lumturinë tuaj ose të kontrollojë burimin e vetë-kënaqësisë suaj. Mos lejoni që komentet e të tjerëve t’ju shqetësojnë, apo opinioni i dikujt që nuk ka asnjë vlerë për ju, t’ju prishi ditën. Mos kërkoni që të tjerët të pranojnë arritjet tuaja. Në vend të kësaj, kthejeni fokusin tuaj drejt vetes.

Lexoni: 5 Zakonet e përditshme që krijojnë stabilitet mendor

Merrni një moment për të reflektuar mbi veten. Ndoshta ajo që nuk ju pëlqen tek personi tjetër është diçka që ju gjithashtu po e luftoni me veten. Kuptoni se nga ku vjen frustrimi juaj dhe se si mund ta rregulloni atë. Ju keni kontrollin vendimtar mbi veten dhe gjendjen tuaj mendore. Mos e krahasoni veten me të tjerët dhe mos harroni se vetëvlerësimi juaj duhet të vijë nga brenda jush.

burimi: Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0