5 Mënyra për "vjedhjen" e trafikut online të konkurrentit tuaj - Business Magazine Albania

5 Mënyra për “vjedhjen” e trafikut online të konkurrentit tuaj


A e keni pyetur ndonjëherë veten se përse konkurrentët tuaj tërheqin kaq shumë trafik online dhe ju jo? A do donit të “vidhnit” nga trafiku i konkurrentëve tuaj?

Ja 5 mënyra:

1. Shënjestro fjalët e tyre kyçe

Nëse shkon në SEMRush dhe shkruan emrin e konkurrentit, do të shikosh një listë të 10 fjalëve më të mira kyçe për të cilat renditet konkurrenti yt.

SEMRush do të të tregojë fjalët kyçe, numrin e vlerësuar të kërkimeve për këto fjalë kyçe dhe faqen që jep këtë trafik. Ky është vërtet informacion i vlefshëm kur do ta marrësh ca nga ky trafik për veten tënde.

Zgjidh fjalët më të rëndësishme kyçe dhe krijo përmbajtje që shënjestron këto fjalë kyçe që kanë një nivel të konsiderueshëm trafiku. Sigurohu që të krijosh përmbajtje më të mirë se konkurrenti, duke u fokusuar në cilësinë e lartë dhe duke i dhënë vlerë lexuesit. Gjithmonë promovoje atë përmbajtje në mënyrë agresive. Nuk ka kuptim kur shkruan artikuj fantastikë blogu nëse askush nuk e merr vesh se ata janë të publikuar.

2. Rrit autoritetin e domainit tënd

Një kompani e quajtur Moz kontrollon internetin për të mbledhur informacione që lidhen me ëebsitet-t për të përpunuar atë që quhet Autoriteti i Domainit (Domain Authority). Kjo bazohet në një sërë faktorësh që janë të rëndësishëm për renditjen e përmbajtjeve/artikujve nga Google. Pikët e Autoritetit të Domainit renditen nga 0 deri në 100 pikë dhe sa sa më i lartë autoriteti, aq më e lehtë është të marrësh trafikun e shënjestruar.

Ju duhet të synoni sa më shumë pikë më lart që të jetë e mundur, kështuqë mund të filloni të ndërmerrni veprime për t’i rritur ato. Pjesa e parë për rritjen e Autoritetit të Domainit është të dini cilët janë pikët që keni ju dhe cilët janë pikët e konkurrentit gjithashtu. Këtë mund ta zbuloni duke shkarkuar falas Moz Toolbar.

Një nga mënyrat më të mira për rritjen e autoritetit është të keni linke të një cilësie të lartë të cilat çojnë në një nivel më të lartë pikësh.

3. Merrni disa nga linket e një cilësie të lartë nga konkurrenti juaj

Në një raport nga Brian Deane nga Backlinko mbi mënyrën se si i rendit Google përmbajtjet dhe artikujt e saj, marrja e linkeve të një cilësie të lartë nga ëebsitet e tjera është shumë e rëndësishme për renditjet e motorrit të kërkimit. Përdorni një mjet SEO si ahrefs për të gjetur kompanitë të cilat lidhen me përmbajtjen në website-in e konkurrentëve tuaj, nëse keni cilësi më të lartë të përmbajtjeve, atëherë shkoni te këto site dhe kërkoni që ato të drejtojnë te ty. Nëse aktualisht nuk keni përmbajtje të një cilësie të lartë, atëherë krijojeni.

4. Bëhuni më influencuesë

Kur krijoni përmbajtje të një cilësie më të lartë është shumë më e thjeshtë që të merrni vëmendje për këtë përmbajtje.

Por nëse jeni influencuesë brenda industrisë suaj keni më shumë gjasa që artikulli juaj të vihet re edhe pa promovim. Një mënyrë për t’u bërë influencues kyç është krijimi i artikujve që ju shfaqin ju si lidera. Ju duhet gjithashtu të ndërtoni marrëdhënie me influencuesit kyçë brenda industrisë suaj. Influenca çon në devijimin e trafikut nga konkurrenti juaj te ju.

5. Përdor taktika të promovimit të paguar

Ndërsa leximet organike bien në mediat sociale si Facebook, përdorimi i reklamave të paguara po bëhet gjithmonë e më shumë i rëndësishëm për fansat tuaj ekzistuesë dhe fansat potencialë.

Në Facebook, ju mund të targetoni reklamat tuaja bazuar në shumë karakteristika demografike, duke përfshirë moshën, vendndodhjen dhe interesat. Nëse konkurrenti juaj është mjaftueshëm i madh sa që mund të listohet si një interes, kështuqë ju mund të shënjestroni njerëzit bazuar në këtë, për të arritur njerëzit në nichen tuaj të cilët ende nuk kanë marrë vesh për ekzistencën tuaj.

Bota online është një mjedis shumë konkurrent, ndaj na duhet të jemi konkurruesë. Provoni disa nga këto taktika dhe trafiku juaj do të rritet.

 

/Shkruar nga Ian Cleary, Publikuar nga Entrepreneur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0