5 mënyra për të qenë të lumtur në punë - Business Magazine Albania

5 mënyra për të qenë të lumtur në punë


A lidhet puna juaj me stresin ose ankthin dhe a është kthyer në një nga kërcenimet më të mëdha të shëndetit tuaj? Shumë prej nesh janë bërë familjarë me këto simptoma, por pse mos marrim disa hapa për të ndaluar atë që na dëmton?

Pranvera po vjen dhe ndërsa po pastroni rrëmujën në zyrë apo në shtëpi, çfarë po bëni me mendjen tuaj? Kujdesja për veten duhet të jetë pjesë e punës, por shumë prej nesh vuajnë në heshtje nga një sëmundje emocionalisht dhe fizikisht të quajtur “të qenit i zënë”.

Ne gabimisht pranojmë se kjo mbingarkesë është në rregull. Duke qenë i zënë shpesh barazohet me suksesin; kur biznesi juaj po lulëzon ju duhet ta drejtoni atë gjatë gjithë kohës dhe të bëni shumë gjëra në të njëjtën kohë. Dhe kjo gjë ju duket si një gjë normale, apo jo?

Gabim. Duke qenë i zënë nënkupton stres. Tre të katërtat e njerëzve besojnë se ka më shumë stres tani në vendin e punës se një brez më përpara. Po, stresi mund të jetë i dobishëm dhe motivues, por stresi i shumtë dhe i vazhdueshëm mund të jetë i dëmshëm për ju.

Këtu janë pesë këshilla që pranvera t’iu pastrojë mendjen dhe të ndaloni së qeni të zënë gjatë gjithë kohës:

1- Eleminoni fjalën “i zënë” nga fjalori juaj

“Washington Post” kohët e fundit botoi disa kërkime që tregon se pse fjala ‘i zënë’ duhet të shmanget. Hulumtimi në aspektet psikologjike të përdorimit të gjuhës shpjegoi se fjalët që ju përdorni kanë më shumë pushtet se sa mendoni. “I zënë” nuk i njeh gjërat e mira që po bëni. Kur ndaloni së përshkruari jetën tuaj si “të zënë” gjatë gjithë kohës, ju mund të ndiheni më të lumtur dhe më pak të stresuar.

2- Menaxhoni në mënyrën e duhur stresin

Ju do përjetoni stres gjatë gjithë kohës dhe mos menaxhimi i duhur i tij do shkatërrojë produktivitetin dhe shëndetin tuaj. Në vend që të ndiheni edhe më të stresuar kur merrni pak kohë për të shkuar në palestër, apo thjesht kur pushoni, mendojeni atë si pjesë të punës tuaj. Studimet tregojnë se ne jemi 20 % më produktiv kur punojmë me një mendje të lumtur.

3- Mos u zhytni drejt e në punë

Nëse gjëja e parë që ju bëni kur zgjoheni është kontrolli i email-eve tuaj, telefonit tuaj, ose trajtoni problemet e vazhdueshme të së djeshmes, ndaloni. Duke bërë këtë gjë mund të dëmtojë  produktivitetin tuaj afatgjatë. Është njësoj sikur të filloni vrapin pa bërë nxemjen para.

4- Ndaloni multitasking

Kjo mund të duket efikase në sipërfaqe, por multitasking mund të marrë më shumë kohë dhe të përfshijë më shumë gabime. Hulumtimet tregojnë se kalimi nga një detyrë në tjetrën mund të kushtojë më shumë se 40% të kohës tuaj produktive. Për fat të keq, sa më të ngarkuar jeni aq më multitasking përfundoni të jeni. Në vend të kësaj përdorni rregullin 80/20; identifikimin e 20% të detyrave tuaja, të cilat janë me të vërtetë të efektshme dhe t’i bëni ato me radhë duke filluar me ato më të rëndësishmet më parë.

5- Nëse jeni shefi, vendosni një shembull

Si themelues apo menaxher i një biznesi, është e rëndësishme të tregoni se angazhimi i tepërt nuk është një model i mirë biznesi. Shpesh perceptimi se puna e fortë është e vetmja mënyrë që një punonjës të rritet në një kompanim i bën ata të punojnë deri në sëmundje. Kini prioritet mirëqenien e ekipit tuaj. Vendosni prioritete për të gjithë punën në mënyrë që të punësuarit tuaj mund të planifikojnë detyrat gjatë një periudhe të arsyeshme kohore.

“Të jesh i zënë” është bërë si një simbol i nderit këto ditë. Ne jetojmë në një botë ku ne kemi gjithnjë e më shumë gjëra për të bërë në shumë pak kohë. Ne kemi më pak kohë të qëndrojmë duarkryq dhe të mendojmë. Kur ju nuk lejoni që të ngadalësoni, jo vetëm që rrezikoni shëndetin tuaj, por edhe biznesit tuaj.

burimi: Virgin

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0