5 këshilla për punën dhe karrierën nga novelistja e mirënjohur Toni Morrison - Business Magazine Albania

5 këshilla për punën dhe karrierën nga novelistja e mirënjohur Toni Morrison


Toni Morrison, femra e parë me ngjyrë që fitoi çmimin Nobel në Letërsi dhe autorja e 11 romaneve, vdiq në moshën 88 vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi fjalësh që riformatuan kulturën Amerikane. Shkrimi i saj ishte një forcë e veçantë për të gjithë botën.

Në këtë artikull BusinessMag ju sjell disa fjalë të mençura që ajo ka dhënë në fjalime dhe intervista të ndryshme ndër vite.

Lexoni: Këshillat më të mira për personat që janë në prag të diplomimit

Mbi atë që babai i saj i mësoi për vlerën e punës

Një ditë, isha vetëm në kuzhinë me babin tim dhe po i tregoja për punën. I dhashë detaje, shembuj të asaj që më shqetësonte, megjithëse ai dëgjonte me vëmendje, nuk pashë ndonjë keqardhje në sytë e tij. … Ndoshta e kuptoi që ajo që unë doja ishte një zgjidhje për punën, jo një shpëtim prej saj. Sidoqoftë, ai mbushi një filxhan kafe dhe tha: ‘Dëgjo. Ti nuk jeton atje. Ti jeton këtu me njerëzit e tu. Shko në punë. Merr paratë e tua dhe hajde në shtëpi.’

Kjo ishte ajo që tha ai. Kjo ishte ajo që dëgjova:

  1. Sido që të jetë puna, bëje mirë – jo për shefin, por për veten tënde
  2. Ti e bën punën, jo ajo ty
  3. Jeta jote e vërtetë është me familjen tënde
  4. Ti nuk je puna që bën, ti je personi që je

“Unë kam punuar për të gjithë llojet e njerëzve, gjenitë dhe idiotët, të zgjuarit dhe të shurdhërit, personat me zemër të madhe dhe zemërngushtët. Unë kam pasur shumë lloje punësh, por që nga ajo bisedë me babain tim kurrë nuk kam konsideruar që niveli i punës të jetë masa e asaj që jam dhe kurrë nuk kam vendosur sigurinë e një pune mbi vlerën e shtëpisë.” – New Yorker, 2017

Mbi ritualin e saj të mëngjesit 

“Unë gjithmonë ngrihem dhe bëj një filxhan kafe ndërsa është akoma errësirë dhe pastaj pi kafen ndërkohë që po zbardh dita. … Shkrimtarët krijojnë të gjitha mënyrat për t’u përfshirë në një proces misterioz. Për mua, drita është sinjali i tranzicionit. Nuk ka të bëjë me të qënit në dritë, por me të qënit atje para se drita të arrijë.”

Në lidhje me mentorimin

“Unë u them studentëve të mi, që kur hyjnë në punët, duhet ta kuptojnë se puna e tyre e vërtetë është se nëse janë të lirë, duhet të bëjnë të ndihen të lirë edhe të tjerët. Nëse kanë ndonjë fuqi, atëherë detyra e tyre është të fuqizojnë edhe dikë tjetër.” – O, Magazina Oprah, 2003

Lexoni: Këshilla suksesi nga sipërmarrësja Valbona Begolli

Mbi çlirimin nga etiketimet

“Asnjë gjeneratë nuk ka një kontroll të plotë mbi imagjinatën dhe qëllimet e brezave pasues; jo nëse nuk pranoni ta lejoni të jetë kështu. Ju nuk duhet të pranoni median ose edhe etiketimet studimore për veten tuaj: Gjenerata A, B, C, X, Y, shumica, pakica, shteti i kuq, shteti blu; kjo kastë shoqërore ose ajo. Çdo heroinë e vërtetë shkëputet nga klasa e tij ose e saj – e lartë, e mesme dhe e ulët – në mënyrë që t’i shërbejë një bote më të gjerë.” – fjalimi në Rutgers, 2011

Mbi të qënit i pari

“Nëse gjeni një libër që me të vërtetë dëshironi ta lexoni, por ai nuk është shkruar akoma, atëherë duhet ta shkruani atë.”Ohio Arts Council Speech, 1981

burimi: HuffPost

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0