5 idetë më të mira për të nisur startup-in e një aplikacioni celular - Business Magazine Albania

5 idetë më të mira për të nisur startup-in e një aplikacioni celular

aplikacioni celular

Gjithçka nis me një ide dhe aplikacionet celulare janë kthyer tanimë në modele biznesi të suksesshme. Kjo është arsyeja pse bizneset e bazuara në aplikacione po shtohen dhe zgjerohen me sukses të jashtëzakonshëm! Zhvillimi i një aplikacioni celular është i fragmentuar në natyrë me praninë e shumë bizneseve unike në mbarë botën dhe përdoruesit i shohin aplikacionet celulare më të përshtatshme, të besueshme dhe më të lehta për t’u përdorur.

A i njihni idetë më në trend momentalisht për aplikacionet mobile? 

Tashmë është kthyer në domosdoshmëri të keni njohuri të thelluara të peizazhit aktual dhe ndryshimeve që ndodhin në këtë fushë si dhe ideve të dizajnit të aplikacioneve për sipërmarrësit. Nëse bëni një kërkim në Google, rezultatet e kërkimit do t’ju bëjnë konfuzë me listat e pafundme. 

Për ta bërë kërkimin tuaj më të lehtë, këtu do të gjeni 5 idetë më të mira në trend, për aplikacionet celulare dhe web. 

  • Aplikacionet e dizajnit të shtëpisë 

Formimi i hapësirave tuaja në një mënyrë që pasqyron personalitetin dhe preferencat tuaja është thelbësore. Dhe DIY (Do it yourself- Bëje vetë) mund të kushtojë. Njerëzit preferojnë shërbime më të personalizuara dhe gjithashtu i duan këto shërbime në pragun e shtëpisë së tyre. Përveç kësaj, rritja e aktivitetit të pasurive të paluajtshme, përshpejtimi i urbanizimit, etj., ka nxitur rritjen e këtij sektori. Për më tepër, me pandeminë e COVID-19, kërkesa për interior dizajn është rritur ndjeshëm. Përdorimi i teknologjive më të fundit si 3D, AI dhe VR do ta bëjnë aplikacionin të dallojë nga të tjerët. Gjithashtu, ju mund të ofroni dizajne ndërtesash me efikasitet energjetik dhe gjelbërim duke ndjekur nevojat dhe tendencat në këtë industri. 

Statistikat: Gjatë 2020-ës, tregu indian i interior design ka gjeneruar rreth 22,939.7 milionë dollarë dhe parashikohet që rritja në këtë sektor të zgjerohet gjatë viteve 2021-2030. 

  •  Aplikacionet e rekrutimit në punë

Puna, një nevojë thelbësore njerëzore për të përmirësuar nevojat bazë. Për shkak të pandemisë COVID-19, mbi 1.5 milionë njerëz humbën vendet e tyre të punës. Sipas CMIE (Qendra për Monitorimin e Ekonomisë Indiane), shkalla kombëtare e papunësisë është rritur në 8.32% në shtatorin e vitit 2021. Tani, është koha për të bërë diçka, pra zhdukja e papunësisë! 

Statistikat: Sipas një studimi të kryer nga Undercover Recruiter, më shumë se 90% e punëkërkuesve përdorin celularin për të kërkuar punët e tyre të ëndrrave. Dhe 45% e tyre e bëjnë atë çdo ditë. 

Lexoni: Shumë shpejt do të themi: “Ka një aplikacion në Blockchain për këtë gjë”. Teknologja po bën revolucion në disa industri

  • Aplikacionet e lojërave

A keni menduar ndonjëherë se si do të ishte jeta jonë sot pa foto, filma, lojëra, etj? Padyshim që do të ishte shumë monotone. Megjithatë, jemi të bekuar! Kemi pasur mundësi t’i shijojmë këto kënaqësi të vogla të jetës, çdo ditë. Për shkak të përdorimit të tyre masiv, aplikacionet e lojërave, vazhdojnë të shtohen ende. 

Krijoni aplikacionin tuaj me veçori unike, emocionuese, për më tepër tërheqëse. 

Statistikat: 67% e përdoruesve të smartfonëve përdorin aplikacionet e lajmeve, sportit, dhe argëtimit. 52% e përdoruesve të aplikacioneve të lojërave janë gra. 

  • Aplikacionet e shëndetit dhe fitness-it 

Brezi i vjetër është i ndërgjegjshëm për shëndetin, ndërsa të rinjtë janë të fiksuar pas fitnesit. Pse jo, të mos i mblidhni të gjitha grupmoshat duke u bërë sipërmarrësit e një aplikacioni mbi shëndetin dhe fitness-in? 

Statistikat: Sipas raportit të App Annie, shkarkimet e aplikacioneve mjekësore rriten me 50% çdo vit dhe këto shkarkime kanë tejkaluar 3.2 miliardë në aplikacionet mjekësore, shëndetësore dhe të fitnesit. Gjithashtu, kërkesa për ushtrime fizike në shtëpi ka fituar një rritje vjetore prej 30% (nga viti në vit). 

  • Aplikacionet e bukurisë 

Është një ide aplikacioni, e cila vlen në çdo kohë pasi njerëzit janë shumë të ndërgjegjshëm për kujdesin e tyre personal. Si burrat ashtu edhe gratë gjejnë dhe shpenzojnë kohën e tyre në prerjen e flokëve, përkujdesin ndaj lëkurës për të përmirësuar pamjen e tyre. 

Statistikat: Sipas Groupon, rreth 3, 756 dhe 2,928 dollarë shpenzohen nga gratë dhe burrat për shërbimet e bukurisë dhe sallonit. Më shumë se 40 miliardë dollarë i kontribuohen kësaj industrise përmes këtyre aplikacioneve. Sipas Statista, tregu i përgjithshëm arrin rreth 26.85 miliardë dollarë dhe pritet të shtrihet me një normë vjetore prej 8.5% gjatë 2021-2025.

/tvisha

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0