5 Fjalime diplomimi që do t'iu frymëzojnë - Business Magazine Albania

5 Fjalime diplomimi që do t’iu frymëzojnë


Meqënëse është dhe sezoni i diplomimeve, BusinessMag ka përzgjedhur disa nga fjalimet më frymëzuese të këtyre shtatë viteve nga njerëz që sot janë shembull për shumë student në të gjithë botën.

Këshilla praktike dhe të dobishme që do t’iu mbeten gjatë në mendje.

5) Dështimi është i pashmangshëm, kështu që të paktën dështo duke bërë atë që do – Jim Carrey, Shkolla e Menaxhimit të Universitetit Maharishi, 2014

“Kam mësuar shumë gjëra të mrekullueshme nga babai im dhe një prej tyre është se ju mund të dështoni në atë që ju nuk dëshironi, kështu që më mirë provoni të bëni atë që doni.”

4) Shkalla e karrierës ka vdekur, por kjo nuk përbën asnjë problem — Sheryl Sandberg, Universiteti Harvard, 2012

“Nuk ka një rrugë të drejtë nga vendi ku ndodheni drejt asaj ku doni të mbërrini. Mos u mundoni të bëni një plan. Karrierat nuk janë shkallë, por një xhungël e trazuar. Mos lëvizni lart e poshtë, mos shikoni lart, prapa, anash dhe përreth qosheve. Jeta dhe karriera juaj do të ketë vrulle, ndalesa dhe shumë zig zage. Mos kërkoni të ngjiteni shpejt lart, sepse rruga drejt suksesit ka shumë supriza dhe mundësi.”

3) Gjithmonë tregohu i sinqertë me veten dhe me të tjerët — Henry Kravis, Kolegji Claremont McKenna, 2010

“Në mënyrë që të keni integritet profesional, ju duhet të keni integritet personal. Ju nuk mund t’ia hidhni me idenë se produkti ynë ka më pak defekte sesa konkurrentët, ose shërbimi ynë nuk është aq i keq sa të tjerët. As nuk mund t’i thoni vetes unë mashtroj për taksat e mia më pak se shumica e njerëzve’. Nuk ka vend për relativizëm kur përpiqeni për vërtetësi, ndershmëri dhe besnikëri”.

2) Lëri ëndrrat dhe fokusohu te puna e palodhur — Shonda Rhimes, Universiteti Dartmouth, 2014

“Ëndrrat nuk bëhen realitet vetëm sepse ti ëndërron për to. Është puna e vazhdueshme që realizon gjithçka. Është puna e palodhur ajo që sjell ndryshimin… Ëndrrat e mia nuk u bënë realitet, por unë punova shumë. Dhe përfundova duke ndërtuar një perandori përtej imagjinatës sime. Po ëndrrat? Ato le të shkojnë në djall.”

1) Rregullo shtratin — Admiral William McRaven, Universiteti i Teksasit, 2014

“Nëse nuk arrin të bësh gjërat e vogla siç duhet, ti asnjëherë nuk do të mund të bësh gjërat e mëdha. Dhe nëse keni kaluar një ditë të keqe, ju do të shtriheni në një krevat të rregullt, të cilin e keni rregulluar vetë dhe një shtrat i rregullt ju jep ndjesinë se nesër do të jetë më mirë.”

/Time

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0