5 arsyet pse të rinjtë nuk duhet të varen nga një punë 9 me 5 » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 23/03/2017

5 arsyet pse të rinjtë nuk duhet të varen nga një punë 9 me 5

Share
nga Anerola Torollari
Mar 23, 2017
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

Shumica dërrmuese e të rinjve besojnë se pas marrjes së një diplome kolegji, hapi i tyre i ardhshëm duhet të jetë zënia e një pune më një pagesë të kënaqshme gjatë viteve të tyre aktive.

Kjo nuk tingëllon aq keq kur konsiderojmë rrugën tradicionale të kalimit nga arsimi në punë që shkollat dhe komuniteti na e vë si “rregull”.

Warren Buffett thotë: “Nëse nuk gjeni një mënyrë për të fituar para ndërsa po flini, do iu duhet të punoni deri sa të vdisni.”

Pavarësisht shqetësimeve të pafundme, shumica e njerëzve ende varen nga vendet e punës stresuese, me paga të ulta me orarin 9 me 5 për një sërë arsyesh, një prej të cilave është se ata janë “injorantë” për faktin e krijimit të një gjendjeje të vështirë në mënyrë që të fitojnë më shumë para.

Më poshtë jepen disa nga shumë arsyet pse nuk duhet të varemi nga një punë 9 me 5.

1. Pasiguritë e punës

Gjithnjë e më shumë të diplomuar me rezultate mbreslënëse nuk po merren parasysh nga kompanitë në baza ditore. Si rezultat i mungesës së vendeve të punës, shumica e të diplomuarve do të futen në çdo lloj pune, me çdo lloj page, madje edhe nëse është poshtë nivelit të tyre arsimor.

Për këtë arsye, kur një kompani sheh që dikush është i gatshëm të bëjë të njëjtat shërbime si ju, por me një normë më të ulët, do të jetë e natyrshme të zgjedhi opsionin e pagesës më të ulët për të shpëtuar kostot e veta.

2. Përvoja e kufizuar

Duke u varur në një punë të caktuar, e gjithë ekspertiza dhe njohuritë tuaja do të jenë të fokusuara për këtë fushë të veçantë. Edhe pse kjo mund t’iu ndihmojë të specializoheni më shumë në këtë fushë, ajo gjithashtu mund të shërbejë si porta juaj e dështimit, për shkak të:

  • Katastrofave në kompani – Ndërsa një kompani mund të jetë dominuese në treg dhe gjeneron një fitim masiv tani, e ardhmja nuk është e garantuar. Katastrofat si falimentimi mund të ndodhin në çdo kohë dhe të detyrojnë shumë kompani të largojnë disa nga të punësuarit e tyre (duke përfshirë edhe ju). Nëse ndodh kjo, do të bëhet pothuajse e pamundur për ju që të zotëroni një aftësi të re, pasi jeni fokusuar vetëm në një gjë gjatë jetës tuaj.
  • Mundësive të reja – tendencat e reja rriten dhe gjenerojnë të ardhura masive për shumë individë në baza ditore. Këto të ardhura mund të vijnë përmes investimit strategjik apo edhe franchising, ku janë fokusuar shumë të famshëm dhe yje sportive.

Megjithatë, në qoftë se ju përqëndroheni vetëm në punën tuaj 9 me 5, do e keni të vështirë të mësoni një prej këtyre tendencave, aq më tepër të fitoni para prej tyre.

3. Nuk ekziston më pensioni gjatë gjithë jetës

Të shkuara janë ditët kur pothuajse të gjitha kompanitë e mëdha paguajnë pensione për punëtorët, të cilët kanë arritur një moshë të caktuar. Tani, ndërsa të punësuarit plaken dhe bëhen më të dobët, shumica e pronarëve të bizneseve hartojnë mënyra për t’ua hedhur atyre.

Prandaj, në qoftë se keni vendosur për të shpresuar në atë pension, do të ishte më me vend të konsideronit një opsion tjetër tani.

4. Hapësira dhe koha e kufizuar

Askush që punon 9 me 5 nuk ka mundësi të mjaftueshme për të eksploruar apo për t’u angazhuar në aktivitete të tjera që dëshiron.

Ëndërrat e të gjithëve janë të ndryshme – ngjitja e malit më të lartë, eksplorimi i botës etj. Megjithatë, pavarësisht mënyrës së jetesës që keni zgjedhur të jetoni, një jetë e ngurtë në karriere kurrë nuk do e bëjë atë të ndodhë.

Si rezultat i kësaj, ju mund dhe me shumë gjasa do të vendoseni në një situatë ku do të fitoni mbështetje pa liri. Dhe kjo mund t’iu çojë në një zgjedhje të dobët të jetës.

5. Dominimi nga punëdhënësi

Gjithkush dëshiron të jetë shefi i vetes së tij në një moment të caktuar kohor – kjo do të thotë që të jetoni në kushtet tuaja dhe t’i vendosni vetë gjërat që doni të bëni në rrugën e tuaj. Varësia në një punë të vetme krijon një potencial të madh që ju të nënvlerësoheni për shkak se punëdhënësi juaj është i vetëdijshëm se ju nuk keni shumë mundësi alternativash.

Për arsyet e përmendura më sipë, është e qartë se varësia në një burim të vetëm të të ardhurave nuk është një opsion i mirë që të mbeteni në duart e një pune 9 me 5 me pagë të ulët.

burimi: Entrepreneur