4 hapa për të kaluar nga një startup në një kompani të zhvilluar - Business Magazine Albania

4 hapa për të kaluar nga një startup në një kompani të zhvilluar


Ju jeni munduar shumë dhe keni filluar një biznes të ri. Depërtuat vitin e parë dhe morët disa fitime. Kur një sipërmarrës merr një ide dhe e kthen atë në një biznes fitimprurës, kjo është një arsye për të festuar. Por nuk është e mjaftueshme të vazhdosh duke bërë të njëjtën gjë – suksesi i vazhdueshëm do të varet nga strategjitë e ndryshme. Në mënyrë që të rriten vazhdishimisht, pronarët e bizneseve duhet të përcaktojnë prioritetet e tyre.

Mohan Sawhney, një profesor në “Northwestern Kellogg School of Management”, thekson se ” është joshëse të shohësh rritjen e biznesit si rrugë lineare, por në fakt realiteti është shumë më i komplikuar.” Shpesh, talenti dhe udhëheqja që mundëson zgjerim të shpejtë në hapat e para të kompanisë mund të mos jetë mjaftueshëm për ta mbajtur biznesin, pasi kjo mund të shkaktojë ngecje të tij.

Në mënyrë që të bëjnë këtë tranzicion të rëndësishëm, pronarët e bizneseve duhet të kuptojnë të gjitha elementet dhe të pranojnë se shkallëzimi është i nevojshëm në të gjitha operacionet. Këtu janë katër hapa themelore që bizneset duhet të ndërmarrin në fazën e rritjes:

1. Qëndroni të fokusuar në atë që shet më shumë
Shumë startup-e dështojnë për shkak se ato përhapen në mënyrë boshe në fazën e rritjes. Ata përpiqen të bëjnë çdo gjë për çdo klient ose përpiqen të zgjerohen në tregje të reja të shumta në të njëjtën kohë. Dhe shumë herë këto strategji thjesht nuk funksionojnë.

Në vend të kësaj, pronarët e bizneseve duhet të përqëndrohen në fushat kryesore të biznesit. Zgjerimi është një domosdoshmëri, por arritja e synimit në fund është ajo që fitohet. Duke qenë shumë oportunist mund t’iu bëjë të humbni burime të çmuara, si dhe të largoni përqëndrimin nga ajo që ju bëri të suksesshëm në fillim.

2. Bëhuni inovativë dhe zgjerohuni në mënyrë strategjike
Gjatë fazës së rritjes, shkoni drejt asaj që shet më mirë dhe largohuni nga ajo që nuk është përbërësi kyç për ruajtjen, apo edhe rritjen e biznesit tuaj. Sipërmarrësit duhet të ripërtërihen dhe të kenë strategji në mënyrë që të zhvillojnë pikat kyçe të biznesit.

Konsideroni çdo gjë q ëUber ka bërë deri më sot. Uber vazhdon të depërtojë në tregje të reja dhe potencialisht fitimprurëse në mbarë botën. Shërbimet e tyre të pagesave celularë kanë evoluar për të akomoduar opsione të shumta të pagesave, e cila ka provuar se është mjaft e dobishme në tregjet ndërkombëtare. Dhe kompania është vazhdimisht në rritje në zgjedhjen e saj të automjeteve. Uber gjithashtu ka zgjeruar shërbimet e saj duke përfshirë balonat e ajrit në Kinë dhe transportin me varkë në Turqi.

3. Lejoni që proceset dhe produktet të jenë në qendër të biznesit tuaj
Gjatë fazës fillestare të startup-it, shumë kompani mbështeten në aftësitë e një ekipi të vogël bazë për të kapur mundësitë dhe për përshtypjen e klientëve. Por gjatë fazës së rritjes, mbajtja e këtij niveli të kualitetit bëhet një detyrë shumë e vështirë, sidomos kur anëtarët bazë të ekipit lëvizin për mundësi të reja.

Kur bizneset e vogla futen në fazën e rritjes, ato kanë nevojë për të standartizuar proceset e biznesit në mënyrë që përvojat e madhe mund të riprodhohen në mënyrë të vazhdueshme.

Përdorimi i teknologjisë më të mirë është një fillim i zgjuar, por sipërmarrësit gjithashtu duhet të kenë metoda efikase punësimi, programe të përshtatura trajnimi, stimuj të mëdha dhe një kulturë në kompani që nxit bashkëpunimin dhe komunikimin.

4. Ndërtoni markën tuaj.
Faza e startup-it drejtohet nga marrëdhëniet me klientin. Një mënyrë e mirë për t’u siguruar që klientët të mendojnë mirë për kompaninë është ndërtmi i një imazhi pozitiv i markës.

Pronarët e bizneseve duhet t’i kushtojnë shumë vëmendje markës së tyre, pasi ajo mishëron qëllimet dhe idealet e biznesit të tyre.

Çdo biznes që dëshiron të ketë klientë besnikë duhet të jetë në gjendje të ofrojë përvoja pozitive që do të rezultojnë në një perceptim pozitiv të markës. Kjo kërkon zhvillim të produktit, një fokus te klienti dhe një shërbim të shkëlqyer për konsumatorët. Ky duhet të jetë themeli i çdo plani biznesi.

 

burimi: Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0