3 tregje premtuese që sipërmarrësit duhet të marrin në konsideratë gjatë 2016-ës

3 tregje premtuese që sipërmarrësit duhet të marrin në konsideratë gjatë 2016-ës


Tregjet e reja ndonjëherë “ua ngjethin mishin” sipërmarrësve. Rritja me ritme të ulëta e ekonomisë kineze, performancat anemike të ekonomive në Brazil dhe Afrikën e Jugut dhe situatës socio-politike çorientuese në Turqi kanë bërë që liderat e biznesit të ri-konsiderojnë nëse ia vlen të merret përsipër risk për oportunitetet që ekzistojnë në këto tregje.

Por ndërsa këto tregje të dalluara janë ligështuar, disa të tjera më pak të njohura ofrojnë ekonomi të krahasueshme stabël. Ja cilat janë tre vendet që u ofrojnë sipërmarrësve një klimë ‘të shëndetshme’ biznesesh dhe shanse të panumërta:

1. Filipinet

Filipinet kanë qenë një pozicion strategjik përkundrejt Kinës si një mundësi investimi. Investimet e huaja të drejtëpërdrejta në arkipelagun e Azisë Juglindore u dyfishuan në 2014-ën, dhe ekonomia e saj u rrit me 5.6% gjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Ekonomia e Kinës mbeti pas me një rritje prej 7.4%, duke i dhënë mundësi Filipineve shansin për të tërhequr bizneset nga superfuqia.

Sipërmarrësit do të gjejnë një treg në rritje, pak startupe dhe kosto të ulëta të prodhimit, gjithashtu edhe politika të favorshme biznesi midis shumë mundësive në vend. Marrëveshja e Tregut të Lirë të Bashkimit Evropian me Filipinet në 2014-ën, e cila eliminoi tarifat për rreth 6000 eksporte nga Unioni Europian, tregon më shumë për pozicionin e saj në qendër të një ekonomie që premton.

2. Vietnami

Edhe pse ndodhet ende në tranzicion për t’u konsideruar një treg i ri, Vietnami duhet të jetë në listën e perspektivave të bizneseve. Pjesëmarrja e Vietnamit në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe kostot e saj konkurruese të forcës së punës janë kyçe për zhvillimin e vendit. Sipërmarrës ndërkombëtarë përfitojnë nga fuqia blerëse e konsumatorëve në Vietnam, e cila mund të ilustrohet nga një rritje prej 8.3% e blerjeve me pakicë gjatë gjysmës së parë të 2015-ës.

Investimet e huaja direkte u rritën 60% vit pas viti vetëm në tremujorin e katërt të 2014 në Vietnam, dhe korporata të tilla si Intel, Ford, Samsung dhe Toyota kanë një prezencë atje. Vietnami krijon kushte të favorshme për investime nëse liderat e bizneseve të huaja janë të gatshëm të investojnë kapitalin e tyre në këtë peridhë.

3. Maroku

Maroku zakonisht anashkalohet mes favoriteve të ekonomive afrikane që po rriten, por është një front i mirë i ekonomisë. Vendndodhja e tij strategjike e bën një portë hyrëse për treggjet europiane dhe ato mesdhetare dhe reformat e qëndrueshme kanë ndihmuar në reduktimin e defiçitit të buxhetit nga 7.4% në 4.9% midis 2012-ës dhe 2014-ës. Këto masa do bëjnë të mundur stabilitetin për vitet që do të pasojnë.

Maroku ofron një alternativë unike mes vendeve të cilat po përjetojnë ende Pranverën Arabe. Kazablanka renditet në vend të dytë si qendër financiare pas Johannesburg, që indikon se është një “bast” afatgjatë i fituar nga themeluesit dhe sipërmarrësit.

Të bësh strategji për të hyrë në një nga këto tregjet kërkon një mënyrë të menduari të veçantë dhe një njohje e thellë e rajonit. Sipërmarrësit të cilët planifikojnë zgjerimin e bizneseve të tyre në një ekonomi të re apo premtuese duhet të mbajnë parasysh këto rekomandime:

1. Zbuloni mundësitë tuaja

Se si mund të pentrohet në atë treg varet tërësisht nga ajo që ka kuptim të bëhet në atë vend. Kompania farmaceutike daneze LEO Pharma i shiti produktet e saj nëpërmjet partnerëve lokalë në Mrok para se të stabilizonte një nivel bazë të prezencës së saj atje në 2001-in. Lëvizje të zgjuara si kjo u jep mundësi sipërmarrësve të vendosin “antenat” e tyre në treg ndërkohë që minimizojnë ekspozimin ndaj luhatjeve potenciale.

2. Përshtatuni me shijet lokale

Liderat e biznesit duhet të konsiderojnë se çfarë cmimesh do të kenë produktet e tyre në mes atyre lokalë. Burger King zgjeroi opsionet e menusë vegjetariane për të mbuluar shijet e darkuesve indianë dhe KFC (Kentucky Fried Chicken) krijoi copëzat Ugali bazuar në një pjatë keniane. Kushtet e favorshme të tregut vetëm sa do t’i bëjnë kompanitë e huaja të udhëtojnë shumë larg, nëse nuk njohin shijet e konsumatorëve të këtyre vendeve.

3. Planifikoni për një periudhë afatgjatë

Sipërmarrrësit që kanë sukses në tregje të reja posedojnë zhdërvjelltësinë për t’iu përgjigjur dinamikës së shpejtë të ndryshimeve. Dhe ajo që kan nevojë ata është një sy i mbrehtë për të parashikuar cilat industri do të jenë të përfitueshme. Për shembull, Bangalore, India janë tregje të mira për startupet dhe sipërmarrjet e teknologjisë, ndërsa 40% e GDP-së së Kenias gjenohet nga platforma e mënyrës së pagesave mobile m-pesa. Themeluesit e zgjuar mund të pikasin këto të reja dhe të ndërtojnë strategji afatgjata për to.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0