3 shenja se puna juaj është bërë e patolerueshme

3 shenja se puna juaj është bërë e patolerueshme


Sipas Departamentit Amerikan të Punës, një i rritur mesatar amerikan ndryshon 11 vende pune gjatë të gjithë jetës së tij. Kjo është një shifër e lartë.

Ndonjëherë ndryshime të tilla ndodhin kur njerëzve në mënyrë të pavullnetshme njerëzve u tregohen dyert për shkak të pakësimeve dhe shkurtimeve. Kjo situatë është përtej kontrollit të tyre. Është mirë të thuhet, se zakonisht është më mirë ta lësh një punë sipas dëshirës suaj.

Për disa, pjesa më ‘me kleçkë’ është të dish se kur të largohesh. Ja cilat janë tre pistat që do t’ju shërbejnë si paralajmërim për një ndryshim të karrierës në të ardhmen.

1. Këshilla juaj injorohet
Unë kam punuar për një kompani e cila kishte probleme shumë të mëdhaja me produktet, të cilat shoqëroheshin me një infeksion të lehtë të syve ndërmjet disa prej konsumatorëve brenda një rajoni të caktuar në botë. Një javë pasi erdhën raportet e para, rekomandimet e mia ndaj menaxherit të lartë ishin ta tërhiqnim përkohësisht nga dyqanet tona atë produkt derisa të ishim të qartë nëse produkti ishte një shkaktar kryesor për infeksionet.

Për shkak të nivelit të lartë të pasigurisë, ishte i vetmi veprim i sigurt që mund të ndërmerrnim. Situata dukej të rigjallërohej nga thirrja klasike e Tylenol në vitet e para të 1980-ës.

Rekomandimet e mia u refuzuan unanimisht nga drejtuesit e lartë të cilët besonin se nuk kishin sens sepse ankesat dhe infeksionet ishin të izoluara vetëm në një rajon specifik. Mendimi i tyre ishte se nëse ishte një problem i produktit, infeksionet do ‘shpërthenin’ në të gjithë botën. Ata ia vunë fajin për infeksionet e izoluara konsumatorëve që keqpërdornin produktin.

Ishte ai momenti kur unë fillova të kërkoja për punëdhënësin tim të radhës, pasi këshilla ime ishte mohuar në kohën kur duhej më shumë.

Dhe ajo që rezultoi më pas nga ngjarjet është se problemet me produktin dolën jashtë kontrollit të kompanisë. Rishitësit i lëvizën të gjitha produktet që lidheshin me të nga raftet e tyre. Organizata nuk e mori më veten kurrë plotësisht.

2. Ju kërkohet të bëni kompromis me etikën
Një tjetër shembull ndodhi kur punoja për një kompani tjetër e cila po shpallte një seri të shkurtimeve nga puna fill pas blerjes së saj nga një kompani më e madhe. Reduktimi në forcë u shpall publikisht në një deklaratë për mediat si një “…mesatarisht 10% reduktim në organizatë.”

Gjithsesi, shkurtimet ishin aktualisht 17% nga punonjësit e zyrave që merreshin me punët tipike të dokumentave dhe 3% shkurtim me radhës së ekzekutivëve. Ky kalkulim u bazua në një mesatarizim të thjeshtë mes dy normave. Ata refuzuan që ta paraqisnin situatën në mënyrën e duhur si një reduktim me 20%.

Si një zëdhënës që i përgjigjesha pyetjeve të medias, nuk mundesha që në ndërgjegjien time të pastër, të komentoja për mediat lokale. E lashë atë situatë sa më parë që qe e mundur.

3. Premtimet nuk mbahen
Dhe së fundmi, nëse organizata për të cilën punoni dështon në mbajtjen e premtimeve, ju duhet ta konsideroni seriozisht alternativën për t’u punësuar diku tjetër.

Si një masë që redukton shpenzimet, mua mu dha e tërë ngarkesa e punës në vëzhgimin e grafikëve të tregjeve të shumë kompanive përveç përgjegjësive të mia të komunikimit. Mu tha se nëse do t’ia dilja me sukses përballimin e punës ekstra për një vit, do të promovohesha në pagë dhe tituj. Një vit më pas, pas një vlerësimi shumë të mirë të performancës, më thanë se as rroga nuk do më rritej dhe as titulli nuk do më akordohej. Kjo e legjetimoi qëllimin tim për t’u larguar.

Në çdo rast, unë pata një mundësi tjetër më të mirë.

Situatat e të gjithëve janë të ndryshë, kështuqë është e dobishme të kesh një udhëheqje bazë që ju ndihmon se ku të filloni të kërkoni, por ajo që është kritike për t’u mbajtur në mendje është se është gjithmonë e preferueshme të lësh një punë për një situatë më të mirë pune, sesa të zgjasësh një situatë të keqe pune.

 

/Shkruar nga Tor Constantino, Publikuar nga Entrepreneur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0