3 këshilla nga Warren Buffett për çdo sipërmarrës - Business Magazine Albania

3 këshilla nga Warren Buffett për çdo sipërmarrës


Tek diplomimi i programit “10,000 Small Businesses” i Goldman Sachs, Warren Buffett mbajti një fjalim ku ai shprehu 3 këshillat e tij më të rëndësishme për çdo sipërmarrës.

1. Punësoni gra

Buffett theksoi se gjatë gjithë historisë së Amerikës, gratë nuk kanë pasur të njëjtat mundësi si burrat, gjë e cila e ka limituar shfrytëzimin total të potencialit të shtetit.

Lexoni: Çfarë përfitimesh kanë marrë gratë sipërmarrëse në biznes?

Duke u rritur, Buffett tha që ishte vazhdimisht i shqetësuar nga pabarazia e grave dhe burrave. Buffett ka 2 motra, të dyja po aq inteligjente sa ai, por ndryshe nga ai, njerëzit prisnin që ato të martoheshin të reja dhe të gjenin një burrë të mirë.

6 vite pasi zbuloi këtë fenomen të padrejtë, në vitin 2003 Warren Buffett po fliste me gruan e tij për të vendosur se kë do të punësonte për një vend ekzekutiv. Ajo sugjeroi një grua, Charlotte Guyman. Ai pranoi menjëherë.

Buffett pranoi se ai nuk e kishte marrë shumë parasysh Guyman më parë, kryesisht sepse ajo ishte një grua. Por ai theksoi sesa i rëndësishëm është diversiteti në perspektivën e liderëve.

Tani kemi 6 gra CEO në 6 kompani mjaft të mëdha. Nga pjesa tjetër e drejtuesve, 60% janë gra,” tha CEO i Berkshire Hathaway.

2. Kënaqni klientët tuaj

“Nëse ka diçka për të mbajtur mend, është që të kënaqni klientët tuaj,” tha Buffett. “Kjo duhet shkruar në pasqyrën e të gjithë sipërmarrësve, që ta lexojnë çdo ditë kur çohen në mëngjes dhe mos ta harrojnë kurrë.”

Ai theksoi se çmimi i produktit nuk ka aq shumë rëndësi sa shërbimi kur ky produkt shitet.

“Nëse trajtoheni mirë dhe nëse jeni vërtetë të impresionuar nga shërbimi, ju do të riktheheni tek ajo kompani,” tha ai. “Gjithashtu duhet të trajtoni mirë njerëzit që bashkëpunojnë me ju, sepse ata do të transmetojnë të njëjtën sjellje tek klienti.”

Lexoni: Nëse doni të përmirësoni shërbimin tuaj ndaj klientit, merrni shembull nga Ritz Carlton

3. Bëni qejf

“Unë jam 85 vjeç dhe çdo ditë shkoj në punë duke kërcyer,” thotë Buffett. Çdoherë që Buffett takohet me studentë kolegji, ai e përmend këtë këshillë, e cila reflekton drejtpërdrejt jetën shumë me fat të tij.

“Thjesht u them, gjeni pasionin tuaj, gjeni një punë që do ta bënit edhe nëse s’keni nevojë të punoni, që çdo ditë të jetë qejf.”

Burimi: Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0