3 gabime të tmerrshme që bëjnë sipërmarrësit ( dhe si t'i shmangni ato ) - Business Magazine Albania

3 gabime të tmerrshme që bëjnë sipërmarrësit ( dhe si t’i shmangni ato )


Michelle Mone, themeluesja e firmës së të brendshmeve Ultimo Brand International, sapo kishte mbaruar një fjalim përpara 3000 personave në Vietnam. Duke duartrokitur audienca, Nguyen Tan Phat u fut në skenë dhe i dha një tufë me lule. Duke menduar se ai nuk ishte më shumë se 6 vjeç, Baronesha Mone, siç njihet në Angli, i dha atij një përqafim, e mori në krahë për të bërë një foto së bashku.

Por doli se ai ishte një burrë 22- vjeçar i vogel. Oopssss….

Pak sipërmarrës do të bëjnë një gabim i cili do t’i turpërojë ata por çdo sipërmarrës mund të gabojë… dhe disa prej tyre mund të jenë shumë të turpshme.

Më poshtë janë 3 momente të këqija që mund të përballen sipërmarrësit dhe si mund t’i shmangni ato:

1. Emm… çfarë lajmesh janë dhënë kohët e fundit?

May Busch, një trajnere biznesi, duke shkruar për Entrepreneursenvogue.com, tregon eksperiencën e saj në një mbledhje të rëndësisshme. Ajo ishte duke pritur të fliste e lumtur për bisedat e saj të preferuara: lidershipin dhe trajnimin. Por pyetja e parë që ju bë nga kompania ishte se çfarë mendonte ajo për njoftimin e fundit që kishte bërë kompania, e cila kishte shkaktuar shumë zhurmë në media dhe në industrinë ku ndodhej ajo. Busch, e cila kishte qënë me pushime së fundmi, sapo ishte kthyer dhe nuk ia kishte idenë se për çfarë po flitej. Nuk ishte e lehtë për ta marr veten.

Sipërmarrësit janë gjithmonë duke u ballafaquar me qindra, mijëra detyra të ndryshme. Është e lehtë të lejosh njërën që të të shpëtojë por çdo mbledhje duhet të përgatitesh, madje edhe për çdo telefonatë. Ndonjëherë do të të duhen javë të tëra për të grumbulluar dhe për të rregulluar çdo informacion që të nevojitet por ndonjëherë mund të bëni vetëm një klikim në Google për të marr informacionin që ju nevojitet.

2. Është perfekte… Tani mund ta lançojmë.

Sipërmarrësit duhet të jenë kërkues. Ata duhet t’i shtyjnë punonjësit e tyre për të punuar më shumë, sigurisht edhe duke i motivuar dhe duhet të jenë të sigurt se produkti që ata do të lançojnë është më i miri. Hiten Shah, themeluesi i KISSmetrics, tregoi në BufferApp.com se si ai dhe bashkë-themeluesi i tij kishin shpenzuar miliona dollarë për të ndërtuar një kompani mikpritëse në web, të cilën ata nuk e lançuan. “Ne jemi profesionistë kështu që ndërtuam gjënë më të mirë të mundshme pa e kuptuar se çfarë konsumatorët tonë donin,” thotë ai.

Kur të nisni të krijoni diçka, fillimisht ju duhet ta testoni në treg dhe të sigurohuni se konsumatorët e pëlqejnë atë nëse nuk doni të harxhoni miliona dollarë kot.

3. “Sigurisht që mund ta bëjnë atë gjë…”

Sipërmarrësit do të punësojnë shumë njerëz. Por jo të gjithë nga ato që do të punësoni mund të kryejnë detyrën ashtu siç duhet. Jepini stafit të ri një periudhë prove për t’u mësuar me punën e re dhe që ju lejon ju të shikoni nëse janë të përshtatshëm në punën e tyre apo jo. Nëse nuk janë, largojini nga puna para se të jetë vonë dhe të tjerët të vënë re se keni bërë një gabim të madh.

Burimi: Shkruar nga Joel Comm dhe publikuar në inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0